Kryefaqa / Lajme / “S’ka për të më dalë shpirti po nuk u bashkova me fëmijët. Më mësoni ku të shkoj, ku të trokas…”

“S’ka për të më dalë shpirti po nuk u bashkova me fëmijët. Më mësoni ku të shkoj, ku të trokas…”

Historia tragjike e familjes Dumani nuk mbaron. Çdo ditë është një makth për dy fëmijët e mbetur në kampin Al Hol, në Siri. Eva 14-vjeçare, dhe Indritit 12-vjeç flasin me nënën e tyre në Shqipëri dhe duan të dinë kur do të kthehen. Nëna e tyre, Mide Ndregjoni, bën gati cdo ditë çantat dhe rrobat e shkollës, po ata janë larg…Ata i mori babai Shkëlzeni me vete, në Siri, ku 6 vjet më parë ai humbi jetën. Të vegjlit mbetën vetëm.

Gjyshja e tyre, Mendije Dumani shkoi në Siri për t’i kthyer fëmijët, por një muaj më parë humbi jeten edhe ajo në atë kamp famëkeq.

Nëna e tyre lufton nga Shqipëria të sensibilizojë autoritetet. Ajo merr pjesë në protesta, shkruan letra, poston në rrjetet sociale. Kjo është një l;etër publike e saj, drejtuar të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë.

“Unë jam Mide Ndregjoni(Dumani)! #kthejinifemijetneshtepi

Jam një nga nënat më fatkeqe të këtij vendi, pasi prej gati gjashtë vitesh jetoj në makthin e zhdukjes së dy fëmijëve të mi, Evës dhe Endrit, në burgun “Al-Hol” , në Siri.

Jam gati të shkoj në fund të botës për t’i gjetur dhe të jem bashkë me ta. Nuk vazhdoj dot më të gënjej veten çdo mëngjes duke u bërë gati çantat për shkollë dhe rrobat e hekurosura…

Unë po ju shkruaj si nëna e tyre , si nënë e dy fëmijëve të mitur dhe dua që të jeni krah meje në këtë betejë për t’i kthyer në shtëpi fëmijët e mi!

Më thoni çfarë të bëj, ku të shkoj, ku të trokas, kë të pyes, kush të më drejtojë në rrugën drejt tyre?

Jam e dërrmuar nga ky fat tragjik, por s’ka për të më dalë shpirti derisa të bashkohem me ta, në tokë apo në qiell!

Lutem ma afroni këtë ditë! Ma bëni më të lehtë dhimbjen dhe më të sigurt ëndrrën për t’u ribashkuar me dy engjëjt e mi, që po vuajnë një fat tragjik që nuk e meritojnë.

I lutem për këtë gjithkujt që mund ta bëjë si njeri, si shtetar i vendit tim, si miq të vendit tonë dhe mbi të gjitha si një detyrim njerëzor ndaj dy fëmijëve, që prej ditësh enden në terrorin e mbetjes pa prindër në një vend të huaj, jashtë kontrollit dhe shumë afër rrezikut të jetës në çdo çast. Më bëni bashkë me ta kudo që të jenë!

Ju lutemi! Eva kërkon ndihmë! Më thotë kur do të kthehemi, o mami?

Çfarë bën shteti? Vetëm me shtet vijmë!

“Çfarë thuhet për ne atje në Shqipëri? A do të na marrin apo shteti s’ka reaguar fare?”.

“Ne jemi shumë mirë, ama nuk mundemi me fol përditë se nuk i kemi mundësitë me fol përditë….mos u bëni merak….mos u bëni merak ”

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *