Një banesë është përfshirë nga flakët në katin e dytë të një pallati, në qytetin e Korçës.
Mësohet se si pasoje ka dëme të shumta materiale.
Në banesë jetonte një çift bashkëshortësh, të cilët sapo e kishin blerë hyrjen. Mësohet se gruaja kishte lënë bombolën e gatimit ndezur dhe kishte dalë jashtë, duke harruar çelësin brenda, gjë e cila ka vështirësuar hapjen e derës.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.