Kryefaqa / Lajme / I riu nga Korça humb jetën

I riu nga Korça humb jetën

Një lajm i hidhur u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, e cila raportoi se një 37-vjeçar nga Korça ka ndërruar jetë nga Covid-19.

 

Betejën me koronavirusin nuk e ka fituar Lorent Kreka, 37 vjeç nga Korça. Mësohet se 37-vjeçari nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese.

 

Bëhet me dije se në fillim Lorent Kreka ka shfaqur simptoma të lehta të koronavirusit, ndërsa më pas gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë, ku ka humbur edhe jetën pasditen e djeshme.

 

Teksa ditët e fundit ai kishte bërë një postim, ku shkruante se nuk mund të fliste në telefon dhe u kërkonte miqve dhe të afërmve që mos ta telefononin.

 

Mësohet se pak më parë ishin infektuar me koronavirus edhe prindërit e Loretit, të cilët fatmirësisht e kanë kaluar më lehtë.

 

Kujtojmë që deri më tani 443 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numeri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 16.501.

 

Postimi i fundit:

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *