Kryefaqa / Uncategorized / “Xhevi Dervishi merrte paratë, pedagogu ndryshonte notën”

“Xhevi Dervishi merrte paratë, pedagogu ndryshonte notën”

Pedagogu i Universitetit “Fan Noli” në Korçë, Alket Dino eshte lene dje serish pas hekurave se bashku me ndihmesin Xhevi Dervishi.

Dino akuzohet se merrte para nga studentët në këmbim të notave kaluese.

Në dosjen e Prokurorisë janë zbardhur përgjimet telefonike dhe ambientale, ku të dy ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Në momentin që se kseri merrte paratë nga studentët, pedagogu bënte ndryshimet e notës.

Burime nga organi i akuzës thanë se në momentin që Xhevi Dervishi (sekseri) merrte paratë nga studentët, Alket Dino bënte ndryshimin e notës. Këtë fakt SPAK-u e ka provuar duke sekuestruar edhe provimet e studentëve të Universitetit “Fan Noli” në Korçë dhe përgjimet telefonike mes tyre.

Nga këqyrja e tyre rezultoi se dhe ata studentë, të cilët ishin përgjigjur në provime me shkrim, nuk kishin arritur të merrnin notë kaluese. Si provë për hetimin u morën edhe dëshmi nga studentët, të cilët në deklarimet e dhëna kanë treguar se Dino ishte kthyer në tmerr për të gjithë, pasi nga gjithë auditori ai kishte dhënë vetëm 5 nota kaluese. Për një notë kaluese, pedagogu merrte 50 mijë lekë. Alket Dino u arrestua paraditen e së enjtes së bashku me sekserin e tij, Xhevi Dervishi. 34-vjeçari Dino, krahas angazhimit si pedagog në Universitetin “Fan Noli”, ishte edhe pjesë e strukturave të LSIsë në Korçë në rolin e koordinatorit të partisë në këtë qytet.

Në momentin e arrestimit, Alket Dinos dhe Xhevi Dervishit iu gjetën një shumë prej 500 eurosh dhe 30 mijë lekësh të rinj. Gjithçka ndodhi në afërsi të fakultetit ku jepte mësim pedagogu, ndërsa Policia i arrestoi të dy personat, respektivisht 34 dhe 35 vjeç, duke iu gjetur atyre edhe shumat monetare, të cilat dyshohet se ishin dhënë nga studentët në këmbim të marrjes së provimeve.

Pas indicieve të shumta, një person është infiltruar nga Policia duke negociuar me Xhevi Dervishin, ndërsa i ka deklaruar këtij të fundit se kishte bashkëshorten studente dhe donte ndihmë për t’i marrë asaj një provim me pedagogun në fjalë.

Pas negocimeve, i infiltruari i ka dhënë shumën prej 500 eurosh Dervishit, ndërkohë që për shkak të hetimit numrat serialë të kartëmonedhave ishin regjistruar, ndërsa është larguar duke e lënë ndërmjetësin të vazhdonte punën e tij. Pas kësaj situate është bërë edhe arr estimi, ndërkohë që Policia ka gjetur një pjesë të kartëmonedhave të përdorura për këtë rast në portofolin e Xhevi Dervishit.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Elia Zaharia dhe Princ Leka bëhen prindër për herë të parë

Familja Mbretërore shqiptare njofton zyrtarisht ardhjen në jetë të Princeshës Geraldinë, vajza e parë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *