Kryefaqa / Uncategorized / Shqipëria u lëkund 12 herë gjatë natës prej tërmeteve, detajet nga ministria e Mbrojtjes

Shqipëria u lëkund 12 herë gjatë natës prej tërmeteve, detajet nga ministria e Mbrojtjes

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë pas mesnate në vendin tonë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, tërmeti rreth orës 01:25 me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, ishte me thellësi 20 kilometra dhe me epiqendër në Cërrik.

Njoftimi:

“Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.5 balle me thellësi 20 km ne veriperëndim te qytetit Cërrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme. Do jemi ne kontakt për info te mëtejshme”.

Por sipas regjistrimeve të fundit, Shqipëria është lëkundur plot 12 herë gjatë natës që lamë pas nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, këto lëkundje kanë pasur epiqendra në Cërrik, Belsh, Elbasan, Fushë Krujë, Durrës dhe Peshkopi.

Me fuqi nga 1.7 që ishte lëkundja më e lehtë në Bubq, deri tek ajo e 4.6 gradë të shkallës rihter, që u ndje pothuajse në të gjithë vendin.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Elia Zaharia dhe Princ Leka bëhen prindër për herë të parë

Familja Mbretërore shqiptare njofton zyrtarisht ardhjen në jetë të Princeshës Geraldinë, vajza e parë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *