Kryefaqa / Lajme / Merrte lekë për provime, arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës

Merrte lekë për provime, arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës

Një pedagog i Universitetit të Korçës dhe një person tjetër janë arrestuar, pasi dyshohet se merrnin para në këmbim të dhënies së provimit për studentët.

universiteti i korcesTë arrestuarit janë pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli” Alket Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi.

Mësohet se Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët, ndërsa Dervishi kishte rolin e sekserit.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *