Kryefaqa / Lajme / Shqiptarit i thanë se e motra ndërroi jetë nga Covid, ai nuk beson dhe i bën autopsinë por…

Shqiptarit i thanë se e motra ndërroi jetë nga Covid, ai nuk beson dhe i bën autopsinë por…

Më 9 shtator, Ragip Kajtazi nga fshati Syriganë, mori lajmin se e motra ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ishte e hospitalizuar si paciente me COVID-19.

Megjithatë, ai filloi të dyshojë se motra e tij 71-vjeçare kishte humbur jreten per kete arsye pasi që nuk kishte marrë asnjë dokument zyrtar nga mjekët që vërtetonte se ajo kishte qenë e infektuar.

“Ditën e tretë në spital më kanë njoftuar që ka COVID-19, por në përcjellje të terapisë gjendja herë ka qenë stabile, e herë është përkeqësuar”, thotë Kajtazi.

“Çfarë ka vepruar mjekësia, unë nuk mund t’i paragjykoj ato gjëra. Ata më thanë se motra kishte nderruar jete nga virusi, por nuk kam marr asnjë letër (dokument) prej mjekut që ajo ka qenë pozitive me COVID-19 ose negative”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kajtazi vendosi që dyshimet e tij t’i vërtetojë dhe kërkoi që motrës t’i bëhet autopsia. Dy ditë me pas  rezultatet dolën ndryshe nga ajo që ishte thënë më herët.

“Në mostrën e testuar nuk ka prezencë të ARN-së të virusit SARS-Cov-2. Testimi është kryer me Real Time PCR”, thuhet në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës pas kryerjes së autopsisë.

Kajtazi tregon për Radion Evropa e Lirë se nuk ka mundur të marrë pjesë as në varrimin e motrës së tij, pasi që i është thënë të qëndrojë në vetizolim, për shkak se ishte vazhdimisht në shoqërim të motrës së tij.

Një konfuzion rreth numrit të humbjeve te jeteve nga COVID-19 është krijuar edhe më datë 19 shtator.

Në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), fillimisht u raportuan tri humbje jete për atë ditë, por tri orë më vonë përmes një reagimi ky Institut tha se rastet e raportuara nga COVID-19, kishin rezultuar negativë.

Besimi i luhatur në sektorin e shëndetësisë, rasti i familjes Kajtazi nuk është i pari në Kosovë. Një rast tjetër ka ndodhur gjatë muajit prill. Pas dyshimeve që patën familjarët e një gruaje 39-vjeçare nga Istogu, që ishte vik tima e tetë nga koronavirusi në Kosovë, kërkuan që t’i bëhej autopsia.

Asnjë nga familjarët e saj nuk kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, andaj me kërkesë të tyre, trupi ishte zhvarrosur për t’iu kryer autopsia. Rezultatet vërtetuan se ajo nuk kishte qenë e infektuar. Në fillim të muajit korrik, saktësisht më 5 korrik, disa familjarë ngritën dyshime për humbjen e të afërmve të tyre që ishin të shtrirë në Klinikën Infektive si pacientë me COVID-19.

Infektologu Hamdi Ramadani, tash i pensionuar, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat kundërthënëse të mjekëve të ndryshëm dhe ekspertëve shëndetësorë, kanë ndikuar që qytetarët të mos besojnë.

Numër i vogël i testimeve. Derisa në Kosovë brenda ditës nuk bëhen më shumë se 500 teste, në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut, bëhen nga 1,000 deri 1, 500 teste.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se për t’u bërë një vlerësim real i gjendjes me COVID-19, në Kosovë duhet të bëhen më shumë teste.

Marrë nga: REL

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *