Kryefaqa / Lajme / Rama prezanton 3 paketa për ripunësimin: Paga minimale 30 mijë lekë!

Rama prezanton 3 paketa për ripunësimin: Paga minimale 30 mijë lekë!

Teksa na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri Edi Rama ka folur sot për programin e qeverisë për nxitjen e punësimit.

Gjatë mbledhjes me ekspertët e ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Rama tha se se Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë në vitin 2021.

“Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qenë një nga objektivat tona vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat. Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive. Duke u nisur nga njerëz që s’kanë dëshirë të pranojnë të mirën, progresin që këto masa kanë dhënë që nga korriku kur zeruam taksat dhe TVSH, iu them se kjo nuk ka të bëjë me fushatën. Ne nuk u kujtuam sot, janë të gjitha fryte që merren në kohë pas një pune të gjatë”, tha Rama

Mes të tjerash kryeministri tha se hapja graduale e vendit ka bërë që nga qershori 20 mijë nga 33 mijë persona që humbën vendin e punës të punësohen.

Sipas programit të ri, për 13 mijë të tjerët që mbeten ende të papunë, skema e re ofron avantazhe direkte për punonjësit dhe kompanitë që do t’i punësojnë.

Sot u prezantuan tre lloje paketash për ripunësimin e tyre, e para është programi i punësimit 4-mujor, e dyta ajo e punësimit 8-mujor dhe e treta është e punësimit 12-mujor.

Për programin e parë financimi është për dy paga minimale dhe garanton sigurimet shoqërore për katër muaj. Ky mund të jetë program i volitshëm për turizmin.

Në programin e dytë niveli i financimit dyfishohet, 4 paga minimale dhe kontributet për tetë muaj.

Për punësimin 12-mujor garantohen kontributet për 12 muaj.

Për nënat, viktimat e dhunës, Romët, programi parashikon 4 paga minimale. Për ata me aftësi të kufizuara programi garanton 12 paga minimale dhe kontributet.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *