Kryefaqa / Lajme / Mjekët paralajmërojnë protestë, policia nuk i lejon

Mjekët paralajmërojnë protestë, policia nuk i lejon

Mjekët kanë paralajmëruar se ditën e nesërme, në orën 10:00 në oborrin e QSUT do të zhvillojnë një protestë.

Ata kanë kërkuar leje edhe nga Policia e Tiranës, por kjo e fundit e refuzon kërkesën, pasi ndalohen grumbullimet masive, që pas shpërthimit të COVID-19.

Mjekët kërkojnë përmes kësaj proteste:

1-Të shpallen dëshmorë të kombit ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbën jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

2-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3-Rritje e vlefshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4-Personelit shëndetësor të çdo niveli ti sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor ka paralajmëruar se në rast se tubimi nuk pranohet si kërkesë nga poolicia situata do të përshkallëzojë.

Firmëtarët e kësaj proteste në QSUT janë:

Gentian Stroni, Alban Dibra, Alfred Gega, Alert Xhaja, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Amarildo Belshi, Anika Dokle, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Artan Distafa dhe Arvin Dibra.

Ndërsa ka refuzuar kërkesën e mjekëve, policia njofton se nëëse në kundërshtim me ligjin vijon tubimi, drejtuesi dhe pjesëmarrësit do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale. 

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *