Kryefaqa / Lajme / Manastirliu flet për vaksinën kundër Covid: Do e japim falas, ja cilët do të vaksinohen fillimisht

Manastirliu flet për vaksinën kundër Covid: Do e japim falas, ja cilët do të vaksinohen fillimisht

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha sot në mbrëmje se qeveria shqiptare në fazën e parë të sigurimit të vaksinës pas certifikimit, do të mundësojë vaksinim për 20% të popullatës, pra për 567 mijë qytetarë.

Ajo tha në një intervistë për gazetarin Sokol Balla se vaksina do të jetë falas, dhe pas fazës së parë do bëhet e mundur që të sigurohet vaksina për të gjithë popullatën.

Manastirliu tregoi gjithashtu se Komiteti i ekspertëve të vaksinimit, do të jetë ai që do të përcaktojë se kush do të jenë 567 mijë qytetarët e parë që do të vaksinohen.

“Fillimisht do merret për 20% të popullsisë. Komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të përcaktojë grupet e riskut, që janë mosha e tretë, personat me sëmundje kronike, mjekët që janë gjithashtu të riskuar, fëmijët apo gratë shtatzëna…”, tha ministrja.

Pyetje: Ka një plan qeveria deri kur mund të shkojë vaksinimi i gjithë popullsisë?

Manastirliu: Popullata do versionin dhe opsionin më të shpejtë dhe më të sigurt. Mundësia e COVAX-it është më e shpejta dhe më e sigurta. Por ne kemi lidhje direkte me vende që do e sigurojnë vaksinën, siç është Polonia dhe Greqia, mund të bëhen ndërmjetëse pasi janë vendet e BE që do e marrin më parë vaksinën. Ne do të mbulojmë të gjithë popullatën me vaksinim, jemi të përgatitur, por faza e parë e përgatitjes, për t’u siguruar të shpërndahet në mënyrën e duhuar, është fiks 20% e pollatës, pra 567 mijë qytetarë. Do të jetë falas për të gjithë popullatën.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *