Kryefaqa / Lajme / Historia e Rruzhdies

Historia e Rruzhdies

Rruzhdie Dalipi, e ftuar mëngjesin e mërkurës në studion e ABC-ja e Mëngjesit, ka treguar sesi e kaloi rininë e saj pas hekurave, për një vepër që thotë që s’e ka bërë.

Rruzhdia kërkon pafajësi pas 15 vitesh, pasi u konsiderua si bashkëpunëtore e të atit, i cili i mori jetën bashkëshortit të saj, Përparimit. Ngjarja e rëndë, sipas asaj që u tregua në studio, ka ndodhur në vitin 1999, në Fier. “Ishte ora 23.30, isha në gjumë. Dëgjova krisma, si në ’97 ishin. Ato ishin krismat që i kishin marrë jetën burrit tim.”

Rrushdija tregoi, në rrëfimin e saj në studio, se në momentin kur ndodhi ngjarja ishte në shtëpinë e saj, e shtrirë për të fjetur. Dhe, sipas saj, banesa ku ajo ndodhej ishte 500-600 metra larg nga stani i deleve ku kishte ndodhur ngjarja. Ajo rrëfeu po ashtu se babai i saj, kishte shtënë drejt bashkëshortit të saj të ndjerë, dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë. Ajo shtoi se ka edhe dëshmitarë okularë që e kanë parë të atin. E pyetur se pse u dënua bashkë me të atin, Rruzhdia thotë se e futi në bu rg policia si bashkëpunëtore. Nga ana tjetër, avokati Kujtim Cakrani, i pranishëm në studio, u shpreh se në dosjen e Rruzhdies ka shkelje të rënda.

“Këtu ka shkelje shume të rënda. Nuk kuptohet se pse është bërë bashkëpunuese, nuk ka qenë fare prezente. Ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë… Akuza është e thate. Ndoshta ka të bëjë prejardhja e zonjës. Deshmitë nuk janë të gjitha të faktuara. Thuhet, i kemi thirrur dëshmitarët të dëshmojnë, po ato nuk janë paraqitur.”

Kurse, zonja Dalipi tregoi më tej se oficerët e policisë ndaj saj kanë ushtruar edhe dhu në fizike dhe psikike me qëllim që ta pranonte autorësinë, por ajo këmbënguli që nuk e kishte pranuar kurrë. Sa i përket të atit, avokati Cakrani u shpreh se ai e ka lënë të aluduar dhe e ka lënë të hapur mundësinë që Rruzhdia mund të ketë qenë e përfshirë.

“Nuk dua të flas, e kam çupën time,” citohet të ketë thënë ai. Në momentin kur  ndodhi ngjarja, Rruzhdia ka pasur një vajzë tre vjeç e gjysmë, për të cilën ajo thotë se e ka rritur kunata. Ndërsa avokati e ka marrë përsipër sfidën për ta riçelur çështjen, Rruzhdia bën apel për drejtësi.

“Kam humbur rininë time i bëj thirrje Ramës, që kam trokitur në dyert e drejtësisë dhe s’ma kanë cuar në vend. Kam 10 vjet që kam mbetur rrugeve, ma dogjën shtëpinë. Pa punë jam, me sezone punoj. E sëmurë jam.”

Source: ABC News

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *