Kryefaqa / Uncategorized / Bashkia e Pogradecit përjashton bizneset nga kjo taksë

Bashkia e Pogradecit përjashton bizneset nga kjo taksë

Bashkia e Pogradecit me vendim të Këshillit Bashkiak ka përjashtuar nga tarifat për hapësirat publike të gjithë baret dhe restorantet që operojnë në biznesin e tyre me tavolina jashtë.

Këto biznese nuk do të paguajnë taksa për periudhën Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor, pra katër muajt e fundit të këtij viti.

Kjo kërkesë ka ardhur për shkak se bizneset paguajnë taksat për pjesën e brendshme të lokalit e cila që prej rihapjes, nuk është më e shfrytëzueshme për shkak të protokollit të sigurisë në kuadër të masave anti-Covid.

Nisma lehtëson bizneset pas reduktimit të numrit të turistëve me përfundimin e sezonit veror. Ky vit solli mjaft vështirësi për këtë sektor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Elia Zaharia dhe Princ Leka bëhen prindër për herë të parë

Familja Mbretërore shqiptare njofton zyrtarisht ardhjen në jetë të Princeshës Geraldinë, vajza e parë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *