Kryefaqa / Lajme / Historia e pazakontë

Historia e pazakontë

Një ngjarje e pazakontë u raportua dy ditë më parë në qytetin e Lezhës, ku një nuse u tha se kishte rra hur  vjehrrin e saj.

 

Valentina Pemaj, nusja në fjalë, ka treguar se historia qëndron ndryshe.

 

Në intervistën e saj për ABC News, ajo tregoi se vjehrri ushtronte dhu në sistematike në familje, dhe më pas bente të tjerët si shkaktarë.

 

“Desha të bëj edhe një thirrje për të gjitha gratë, jemi në përgjegjësi të paarsimuara. Edhe unë jam martuar 16-vjeçe dhe gjithmonë ka qenë ajo ideja që gruaja duhet të jetë e përulur. Por nuk është turp të denoncosh dikë. Sepse nesër prej një njeriu të zakonshëm mund të kthehesh në vikt imë. Këtu pa vde kur nuk ta jep kush të drejtën”, përfundon nusja.

 

Ajo thotë se ka pasur edhe një konfrontim, por ai më pas ka lënë shenja mbi veten në mënyrë që të ngrejë padi ndaj saj, ndërsa shprehet se të njëjtën gjë ka bërë më parë edhe me djalin e tij.

 

“Ai më ka futur duart në fyt dhe unë e kam shtyrë. Kur kam shkuar te policia, vjehrri im ishte gërvishtur më shumë. Kur e kam denoncuar herën tjetër desh me fut burrin në fyt. Unë e bëra pak se unë i kam thonjtë, por ai është bërë më shumë. Është shoqëri maskiliste. Unë të them të vërtetën. Vjehrra ime është rrahur disa herë edhe në sytë e fëmijëve të mi”, thotë ajo.

 

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Shqiptarit i thanë se e motra ndërroi jetë nga Covid, ai nuk beson dhe i bën autopsinë por…

Më 9 shtator, Ragip Kajtazi nga fshati Syriganë, mori lajmin se e motra ndërroi jetë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *