Kryefaqa / Lajme / Këto janë shtetet me internetin më të shpejtë në botë, ja ku renditet Shqipëria

Këto janë shtetet me internetin më të shpejtë në botë, ja ku renditet Shqipëria

Kompania britanike “Cable.co.uk” ka bërë një studim se në cilin shtet rrjeti i internetit është më i shpejtë.

Sipas këtij studimi në 221 shtete, në Lihtenshtajn është rrjeti më i shpejtë i internetit, ndërsa më i ngadaltë është në Sudanin jugor.

Në këtë listë Shqipëria renditet në vendin e 104, ndërsa nga vendet e rajonit Kroacia është në vendin e 25, Rumania në vendin e 26, Bullgaria e 36-ta, Serbia në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Kosova është në vendin e 73-të, Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të.

Së bashku me Lihtejnshtajnin, në krye të listës qëndron edhe një shtet i vogël si Gjibraltari, ndërsa në 10 vendet e para futen edhe Luksemburgu dhe Monako.

Vendet afrikane kanë internetin më të ngadaltë, mesatarisht 3.8 megabite për sekond, ku një film shkarkohet për më shumë se 4 orë, ndërsa në Sudanin Jugor nevojitet gati 1 ditë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit pëson ulje kritike, flasin ekspertët

Për të disatin vit radhazi liqeni i Ohrit në Pogradec, i vendosur nën ruajtjen e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *