Kryefaqa / Lajme / Shkollat e Korçës nuk kanë termometra, Bashkia: Do e zgjidhim së shpejti

Shkollat e Korçës nuk kanë termometra, Bashkia: Do e zgjidhim së shpejti

58 shkolla në qytetin e Korçës kanë hapur dyert për 7900 nxënës mes shumë problematikash. Në një pjesë të madhe të shkollave nuk janë siguruar as mjetet kryesore për të monitoruar situatën nga Covid-19, siç janë termometrat. Pavarësisht se në udhëzuesin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të gjithë nxënësve u duhet t’u matet temperatura para nisjes së mësimit, duket se ky rreull nuk është respektuar.

Prindërit dhe gjyshërit e fëmijëve janë shprehur të shqetësuar për nisjen e këtij viti shkollor mes këtyre kushteve, duke ju frikësuar ndonjë infektimi të mundshëm të fëmijëve të tyre.

“Kam nipin në klasë të parë, po ky vit shkollor është shumë problematik. I blemë maska, dezinfektantë dhe mjetet e tjera shkollore. Nuk mund të gënjej, jashtë nuk ua matën temperaturën, ndoshta ua masin brenda”, është shprehur gjyshja e një fëmije për “Report Tv”.

Ndërsa nëna e njërit prej tyre tha se frika më e madhe është se nuk do të ruhet distanca, sepse këtë gjë nuk e respektojnë as prindërit që mblidhen grumbull para shkollës. Ndonëse termometri nuk duhej të mungonte në asnjë mënyrë ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Korçës është justifikuar duke thënë se problemi do të zgjidhet së shpejti.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit pëson ulje kritike, flasin ekspertët

Për të disatin vit radhazi liqeni i Ohrit në Pogradec, i vendosur nën ruajtjen e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *