Kryefaqa / Lajme / “Më ra telefoni nga dora! Sikur ndjeja diçka”! Babai i vajzës së aksidentit tregon si e mësoi lajmin

“Më ra telefoni nga dora! Sikur ndjeja diçka”! Babai i vajzës së aksidentit tregon si e mësoi lajmin

Babai i të mbijetuarës nga aksidenti te Elbasanit, ka treguar sesi e mësoi lajmin e keq për vajzën Denisa Dibra.

Edmond Dibra iu shpreh mirënjohës Zotit në një intervistë me Report Tv, që vajza fatmirësisht është gjallë. Ai tregoi se Denisa nuk kujton shumë gjëra nga aksidenti dhe kur është përmendur ka kërkuar shoqet e saj.

Gjatë kohës që e bija u aksidentua, ai po priste që ajo ta merrte në telefon siç bën çdo herë. Por kjo nuk ndodhi dhe e ndjeu që kishte diçka që nuk shkonte. Më pas ai e telefonon dhe i del një qytetar për t’i thënë se vajza ishte aksidentuar dhe ishte mire.
Në atë moment tronditjeje telefoni i ra nga dora dhe u shokua kur mësoi se e bija kishte pësuar një aksident. Katër vajzat, që po udhëtonin në mjetin tip “Volskwagen” me targa AA 409 VE ishin nisur drejt Korçës për të festuar një ditëlindje. Festa e planifikuar u kthye në mort, pasi ato u përplasën nga shoferi, Behar Pema, i cili ishte i dehur dhe po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Rrëfimi i babait:

“Në radhë të parë, më falni për gjendjen emocionale, nuk do ia dëshiroja një familje këtë tragjedi. Falenderoj të madhin Zot, një aksident tepër i rëndë, vajza është jashtë rrezikut për jetën, ka plagë, por është jashtë rrezikut. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut.

Është diçka vajza njihen nga Shkodra, e ndjera kishte ditëlindjen. Nervida Garunja është në një gjendje të vështirë për jetën, ishalla bën mrekulli. Aksidenti ishte shumë i rëndë, Shkodra jeton me hallin dhe brengën time dhe familjet që kanë humbur pjesëtarë, aksidenti ishte fatal. Denisa ka ardhur në vete në orën 5 të mëngjesit që ka komunikuar, me mua, nuk e kujton aksidentit tragjik. Kur është përmendur ka kërkuar shoqet e saj, kjo është e mirë që vajza i kujtohet pak a shumë.

Si e mora vesh lajmin? Mbrëmjeve ulem me bashkëshorten për të pirë një kafe dhe po shihja orën, vajza nuk ka shans që të mos më marrë 3 herë në ditë. “U thashë a po knaqeni”, “po hamë drekë, nga ora 6 do vijnë për Shkodër”. Në orën 7 them si ka mundësi që s’na ka marrë vajza, sikur më shtynte diçka. I marr në celular, më del një person. Më thotë një qytetar që vajza është jashtë rrezikut për jetën. Më thotë më jep në telefon babain. Ishte momenti kur kishte marrë zjarrfikësit dhe kishin nxjerrë vajzën nga makina, Kam lëshuar telefonin në tokë.

Autori? Do të thoja që shteti të bëj detyrën e tyre, sic duhet. Gjendja e Nervida është kritike dhe do bëja thirrje, vajza ka nevojë për grup gjak. Kush ka mundësi të bëjë dhuratë gjaku se bëhet ndihmë për shpëtimin e saj. Njerëzit e Nervida janë në Shkodër se familja ka hapur dyer e morit, ato janë si vajzat e mia. Janë pjesë e familjes sime. Presin trupin e të ndjesës Lusinda që është në spitalin e Elbasanit dhe kanë në Shkodër në ceremoninë mortore, tha babai për gazetarin Merin Maçi.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit pëson ulje kritike, flasin ekspertët

Për të disatin vit radhazi liqeni i Ohrit në Pogradec, i vendosur nën ruajtjen e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *