Kryefaqa / Lajme / “Me Eglantinën u njohëm tek qendra e grave”

“Me Eglantinën u njohëm tek qendra e grave”

Flet shoqja e Eglantina Bucit, 23 vjeçares e cila ka humbur jetën 8 vite më parë, në rrethana ende të dyshimta.

Në një lidhje për emisionin ‘Me zemër të hapur’ shoqja e 23-vjeçares, tregon se e kishte njohur Eglantinën në qendrën e Rehabilitimit në Linzë për gratë e dhu nuara dhe trafi kuara, në muajin shtator të 2010-ës.

Ajo shtoi se familja nuk kishte shkuar ta takonte në qendër asnjëherë Eglantinën. Madje sipas saj, Eglantina shqetësohej shpesh herë dhe pohonte se kishte frikë nga babai dhe vëllai, pasi ajo kishte vjedhur një shumë të madhe lekësh në shtëpi dhe kishte ikur me djalin që donte.

“Jam njohur në shtator të 2010. Pas një fatkeqësie që më ndodhi, policia më çoi në Linzë. Në shtator Eglantinën e sollën në qendër. Nuk kishim shoqëri me të. gocat e tjera hynë në shoqëri me të para meje. Aty u lidhëm të gjitha, rrinim. Në tregoi pak nga jeta e saj. për çfarë arsye kishte ikur nga shtëpia. Në qendër të Linzës nuk lejohen ushqime. Ata nuk kanë qenë kurrë ta takojnë aty, pasi Eglantina kishte frikë nga babai dhe vëllai.

‘Më kanë thënë se do të vr.as’ thoshte Eglantina. Për faktin se ajo kishte vjedhur lekë në shtëpi dhe se kishte ikur me një djalë që donte. Nuk i kam hyrë historisë aq thellë. Disa goca të tjera kishin më shumë muhabet me të. Ajo thoshte; “Mora lekë nga familja. Shkova me atë, tani jam ndarë. Kam një lidhje tjetër”.

Më duket se i ka vjedhur 12 milionë lekë. Sa i përket nënës dhe xhaxhait s’më kujtohet fare. Një ditë mbaj mend dhe i tha punonjësja sociale se; “Hajde se të kërkon motra në telefon”. E mori Elona. Ne u gëzuam shumë. Kanë pasur kontakt përmes telefonit. Eglantinën e solli policia aty në qendër”, tha shoqja.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit pëson ulje kritike, flasin ekspertët

Për të disatin vit radhazi liqeni i Ohrit në Pogradec, i vendosur nën ruajtjen e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *