Kryefaqa / Uncategorized / Lirohet Margarita Gjoni

Lirohet Margarita Gjoni

Një video e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale disa ditë më parë çoi pas hekurave një 30 vjeçare nga Shkodra.

Kjo pasi e reja e cila e kishte shpërndarë vetë fillimisht videon, në të shfaqej duke qëlluar dhe ofenduar një vajzë tjetër, që kishte shkuar me bashkëshortin e saj.

Në video vajza tjetër pranon se kishte shkuar vetëm një herë me burrin e 30 vjeçares.

Margerita Gjoni është shprehur mjaft e penduar për atë që kishte ndodhur dhe për këtë arsye ajo është lënë sot e lirë nga Gjykata e Shkodrës, duke marrë vetëm “detyrim paraqitje”.

Ajo është justifikuar duke thënë se kur e ka marrë vesh çfarë ka ndodhur është tronditur e për këtë arsye ka reaguar në atë mënyrë.

Çifti prej tre muajsh është në proces divorci.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Këngëtarja e njohur shfaqet te ‘Shihemi në Gjyq’ i Eni Çobanit: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti

Rubrika “Shihemi në gjyq” në TV Klan soli ditën e sotme historinë e dhimbshme të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *