Kryefaqa / Korcarët / Sanitarja me Covid në Korçë, karantinohet një pjesë e stafit mjekësor

Sanitarja me Covid në Korçë, karantinohet një pjesë e stafit mjekësor

Prej disa ditësh një sanitare në pediatrinë e Korçës është konfirmuar për Covid-19.

Mësohet se është karantinuar një pjesë e stafit mjekësor në pediatrinë e Korçës.

Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj për abcnews.al, sanitarja që rezultoi pozitiv për koronavirus ndodhet e intubuar në spitalin infektiv në Tiranë.

Po të njëjtat burime thonë se janë karantinuar edhe infermierë në urgjencën e spitalit të Korçës pasi kanë shfaqur shenja të covid-19.

Sanitarja dyshohet të jetë infektuar nga bashkëshorti i cili punonte mekanik në një fasoneri.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Një rast me COVID në Korçë, e moshuara erdhi nga jashtë shtetit

Rasti i shënuar sot në Korçë bën fjalë për një të moshuar 70-vjeçe, e cila …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *