Kryefaqa / Lajme / Të bllokuar në Bilisht, udhëtarët: S’kemi shtet, nuk duam të kthehemi më…

Të bllokuar në Bilisht, udhëtarët: S’kemi shtet, nuk duam të kthehemi më…

Pas bllokimit prej disa orësh në Bilisht, makinat dhe autobuzët të cilët po tentojnë të udhëtojnë drejt Kapshticës për të hyrë në Greqi kanë filluar të lëvizin. Kjo pasi edhe kufiri po qëndron i hapur dhe udhëtarët po kalojnë. Çdo 20 minuta në kufi lejohet që të kalojë një autobus.

Një nga personat që mbeti i bllokuar me autobus u shpreh: “Ne na ka bllokuar policia jonë në Bilisht. Këta thonë na bllokon greku, por të paktën të na dërgojnë deri në doganë. Na kanë bllokuar autobuzin dhe kemi katër ose 5 orë që rrimë. Duam urgjentisht të kaloj kufirin. Bëhemi rreth 100 persona, përse ta paguaj nesër 200 euro.”

Ndërkohë persona të tjerë të cilët po udhëtonin me mjetet e tyre personale deklaruan: “Mezi presim me ik dhe për të mos u kthyer më, vetëm për një rast të veçantë se Shqipëria na trajton shumë keq. Mundohen me na shfrytëzu deri në fund me çdo gjë. Më mirë na trajton Greqia se sa Shqipëria. Kalojmë me targa shqiptare andej dhe s’na thonë gjë, ndërsa këtu kalojmë shpejtësinë me 5 kilometra dhe na vendosin gjoba. A të bëhet me ardh më?”

Ndërkohë një tjetër deklaroi: “Nuk ndjehem aspak mirë. Si mund të ndjehem kur këtu jemi sikur kemi dalë nga burgu. Më tepër falenderoj mediat që janë të vetmit njerëz që vijnë e interesohen.”

Sakaq një tjetër qytetar u shpreh: “Shumë keq ndjehem se s’kemi shtet. Pse kaq shumë pritje. Që në gjashtë të mëngjesit, përse tani bëhet negociatat?

Policia e Shtetit ka rikujtuar edhe një herë masat e reja që priten të hyjnë në fuqi nga 17 gushti, për të gjithë qytetarët që duan të kalojnë drejt Greqisë.

“Rikujtesë mbi rregullat e reja për lëvizjen në Pikat Kufitare drejt Greqisë. Policia e Shtetit rikujton të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, se nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vijim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet PKK Kakavije do të lejohet të kalojnë vetëm 750 shtetas në ditë, ndërsa nga PKK Kapshticë vetëm 300 shtetas në ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete:
Çertifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;
Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e
telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;
Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Sot, pas komunikimeve të pandërprera me homologët grekë është mundësuar që në PKK Kakavije të vijojë puna me ritëm duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në pritje në radhë, për të kaluar në shtetin grek. Gjithashtu po pas komunikimeve intensive me homologët grekë, në këto momente në Kapshticë ka nisur puna normalisht e do të vijojë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit në të dyja pikat e kalimit do të aplikohen masat e raja anti-COVID. Policia Kufitare apelon qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos ndërrmarin udhëtime pa pasur me vete dokumentacionin e mësipërm, pasi Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Kakavijes si dhe në drejtim të Kapshticës.

Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka qëllim destinacionin final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm”, njofton policia.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E njohu në protestën e PD, gazetarja merr propozimin për martesë në emision

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *