Kryefaqa / Lajme / Ndërron jetë nëna e kryeministrit, Rama: Deri sa të shoh diellin e yjet do jesh me mua…

Ndërron jetë nëna e kryeministrit, Rama: Deri sa të shoh diellin e yjet do jesh me mua…

Aneta Rama, nena e kryeministrit Edi Rama eshte ndare nga jeta ne moshen 82-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka ndare vete Rama me nje postim te bere ne faqen e tij ne Facebook.rama aneta

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.

Edhe djali i madh i kryeministrit Rama, Gregu, ka reaguar me nje mesazh per ndarjen nga jeta te gjyshes se tij, Aneta Rames.

Me nje foto bardhe e zi, ku shfaqen te dy te qeshur, teksa ai i tregon dicka ne telefon, Gregu, ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, nje mesazh te ndjere per gjyshen.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe.

Pak pasi lajmi u be publik, Edi dhe Olsi Rama u kanë kërkuar miqve tërespektojnë rregullat për mbrojtjen e shëndetit, dhe kanë kërkuar mirëkuptim që nuk mund t’i presin për ngushëllim.

“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama”

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Mjeku i njohur kundër mbrojtjes me maska: Nuk luftohet Covid me topa lecke

Mjeku i njohur Erion Dasho ka kritikuar institucionet që i bëjnë thirrje qytetarëve të mbajnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *