Kryefaqa / Show Biz / Nuk bëri tampon! Bledi Strakosha tregon si e mësoi se ishte infektuar me Covid-19

Nuk bëri tampon! Bledi Strakosha tregon si e mësoi se ishte infektuar me Covid-19

Gazetari Bledi Strakosha është konfirmuar pozitiv dhe këtë lajm e ka dhënë vetë për ndjekësit në rrjete sociale.

Ai ka dashur të japë një mesazh për të gjithë personat që e ndjekin, duke i këshilluar të bëjnë sa më shumë kujdes.

“Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët.”- shkruante Bledi në postim.

Mirëpo, Strakoshës nuk i është dashur të bëjë tamponin për të mësuar se është me Covid-19.

Në një intervistë për “Report Tv”, ai tregoi se pasi kishte shfaqur shenjat e para, kishte shkuar menjëherë për kontroll në spital. Gazetari kishte bërë një skaner për mushkëritë dhe aty kishte kuptuar se ishte infektuar me koronavirus.

“Për fat me shëndet jam mirë. Simptomat e mia edhe për shkak të trajtimeve edhe të vëmendjes që kam marrë nga mjekët kanë bërë që simptomat të lehtësohen. Kisha një dhimbje fyti të tmerrshme që me zor arrija të kapërdihesha e jo më të ushqehesha. Përveç fytit kisha edhe rrufë. Temperatura më shkoi 37,5 jo shumë e lartë, por që tregonte që diçka nuk shkonte me trupin tim. Unë jam nga ata personat që shkoj menjëherë tek mjeku. Nëse ne shkojmë në spital që në simptomat e para edhe mjekëve ua bëjmë punën më të lehtë. Në ditët e para kam bërë një skaner. Unë jam identifikuar se jam me Covid19 me skaner. Unë nuk kam bërë tampon. Kam bërë një telefonatë tek 123 dhe po pres të bëj edhe një tampon. Skaneri zbuloi edhe që unë kisha marrë një dëmtim të lehtë të mushkërisë për shkak të koronavirusit. Është një virus tinëzar. Nuk e kupton në momentin e parë. Për sa i përket prindërve të mi që kur u hap pandemia unë nuk i kam takuar. Madje mamaja ime kishte ditëlindjen, po nuk e kemi festuar. Më vonë i kam marrë prindërit që të dalin sepse ata ishin komplet të izoluar. Kemi pirë një kafe në Dajt, por tashmë janë në shtëpi dhe janë mirë. Fatmirësisht nuk janë infektuar. Por u duhet bërë një tampon edhe atyre”- tregoi Bledi.

Ai gjithashtu i bëri thirrje të gjithë të rinjve të mbajnë maskë dhe të mos e neglizhojnë atë.

“Është e turpshme që të rinjtë nuk përdorin maska përgjithësisht, ndërsa të moshuarit që dalin nga shtëpia për të marrë pensionin ose kanë punë ata vendosin maska. Është e rëndësishme që maskën ta kemi të gjithë. Është një luftë që luftohet vetëm për ata që infektohen, por për t’ia dalë mbanë, për ta mposhtur duhet të luftojmë të gjithë. Virusi është i pranishëm.”- ishin fjalët e gazetarit.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“E puth djalin në buzë”, Bora Zemani ka një përgjigje për të gjithë ata që mendojnë kundër

Moderatorja Bora Zemani së bashku me djalin e saj Arborin ishin të ftuar këtë pasdite …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *