Kryefaqa / Lajme / Ndahet nga jeta kirurgia e njohur e QSUT, la jetime dy vajza

Ndahet nga jeta kirurgia e njohur e QSUT, la jetime dy vajza

Kirurgia në QSUT Albana Çela është ndarë nga sot jeta. Lajmi është njoftuar nga Shoqata e Infermierëve në rrjetet sociale, ku thuhet se vuante prej kohesh nga një sëmundje e rëndë.

Në një dedikim prekës, SHISH shkruan se lufta me sëmundjen e bëri të mos shikojë shumë gjëra në tokë, por nuk e pengoi të lërë kujtime të bukura për të gjithë ata që e njohin.

Nuk bëhet me dije sëmundja nga e cila vuante doktoresha nënë e dy vajzave të mitura, por ajo ka qenë në punë deri në ditën e fundit, në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit.

Postimi:

Lamtumire Albana Cela 😭
Nje grua e forte nje nene shembullore nje kirurge e zonja dhe nje pedagoge e dashur nga cdo studente.
Lufta me semundjen te beri te mos shikosh shume gjera mbi toke por nuk te pengoj te lesh kujtime te bukura per te gjithe ne qe njohim.Nje humbje e madhe per studentet,koleget familjaret e mbi te gjithe per dy vajzat e vogla te mitura qe ishin forca jote me e madhe.
Lamtumire 😭

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Mjeku i njohur kundër mbrojtjes me maska: Nuk luftohet Covid me topa lecke

Mjeku i njohur Erion Dasho ka kritikuar institucionet që i bëjnë thirrje qytetarëve të mbajnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *