Kryefaqa / Lajme / Histori personale/ Kurrë nuk kam dashur të bëhem nënë, por Covid-19 më ndryshoi mendjen!

Histori personale/ Kurrë nuk kam dashur të bëhem nënë, por Covid-19 më ndryshoi mendjen!

Nuk e kujtoj dot se kur e vendosa që në jetën time, të mos bëhesha kurrë nënë. Nuk doja fëmijë. Kur u njoha me Brian, vendosa që t’ia them, para se lidhja jonë të shkonte më tej. Nuk foli, dhe nuk deshi ta diskutojë për atë që i shpreha. Por dukej qartë, që nuk ishte aspak dakord. Lidhja jonë vazhdoi dhe ne ishim shumë të dashuruar. Megjithëse, e mendova se kishte ardhur koha t’i vinim kapakun një çështje që ishte lënë në hije.

Më tha që atë natë, kur mësoi se unë nuk doja të bëhesha kurrë nënë, kishte qartë. Në ëndrrat e tij, ishte një familje e madhe. Ishte shumë i trishtuar, por kjo nuk më bëri të ndryshoj mendim. Edhe për disa kohë. U konsultova me psikologen time në lidhje me këtë çështje. Ajo më siguroi se njerëzit bëjnë sakrifica gjatë gjithë kohës, për njerëzit që duan.

“Asnjëherë nuk kam pasur dëshirë të jetoj në një qytet të vogël në Francë. Por burri im fitoi një vend pune këtu, dhe ja ku jemi”, më tha ajo duke u munduar të më shpjegojë pse Brian, kishte shkelur mbi dëshirat e tij, për të qëndruar me mua.

Për shumë kohë ne kurrë nuk e diskutuam më këtë çështje. Shpesh kur rastisnim me fëmijë rrugës, unë ulja kokën. Kuptova se nuk mund t’i shmangem gjithë jetën, ndaj u ktheva sërish te psikologia për të parë çfarë kishte ndodhur gjatë jetës sime, që unë kisha marrë këtë vendim rreth 15 vjet më parë.

Unë kam punuar si ‘dreqi’ për të qenë një histori suksesi. Por kisha frikë nga e panjohura. Kështu që nisa ta mendoj veten nënë. Nisi të më pëlqejë. Sidomos gjatë një kampingu me miq, ku pranë kishim shumë fëmijë. Fillova të ëndërroj për këtë. Pastaj ndodhi pandemia. Para Covid-19, nëse do të më kishit pyetur se çfarë do të bëja në apartamentin tim, jo për ditë por për muaj brenda, do të thoja që do më gjenit në të njëjtin vend: strukur në dhomën time, vetëm duke qarë.

Por nuk ndodhi kështu. E habitshme. Unë isha optimiste në një situatë tejet stresuese. Kështu kuptova se kam forcën të mirëpres çdo gjë në jetë: të njohurat, të panjohurat, sfidat, rrezikun!

Unë dhe Brian po tentojmë të bëhemi prindër. Nuk e di se si do të jetë për mua kjo etapë e re, por është e sigurt që jeta ime do të jetë ndryshe,

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Kriza e bizneseve ul çmimet e qirave të dyqaneve

Çmimi i qirave të dyqaneve të biznesit të vogël në muajt qershor-korrik u ul me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *