Kryefaqa / Kuriozitete / Tregimi i së dielës- Trokitje tek dera

Tregimi i së dielës- Trokitje tek dera

Nga Agim Xhafka

U bënë kaq e kaq fundjava që Silva ngrihet vonë nga gjumi. Ndodhi qysh kur u divorcua nga Berti, pas 20 vitesh martesë. Erdhi si rrufe në qiell të pastër. Kur ishte në zyrë e kapi një dhimbje koke që ia errësoi shikimin. Ajo vuante nga migrena,por atë ditë e shtrëngoi keq. Nuk mund të rrinte më në punë. Mori leje dhe iu lut Shpresës,shoqes së saj ta çonte me makinë në shtëpi. Kur u afruan te banesa pa ngjitur me derën e jashtme makinën e Bertit. Zakonisht ai kthehej vonë nga puna. Mos është dhe ky sëmurë,i shkoi ndér mend dhe u mërzit. Kur vjen e keqja hapi rrugën,mendoi një thënie të atit të saj. Por sa do zbriste nga makina e Shpresës pa që te dera doli Berti. Donte t’i bértiste,nuk lëshoi dot tingullin e parë se pas Bertit,ngjitur,ishte një vajzë e re,aq sa vajza e tij dhe pasi e puthi në buzë e futi në veturë. I dha një shpullë te bythkat e vogla e shkoi te timoni…po para syve pa Silvën. Me sy të shqyer, mbështetur te akacia që mbollën bashkë kur blenë këtë vilë të bukur. E kemi simbol të dashurisë sonë,u betuan.

Më tej nuk patën fjalë dhe debate. As shfajësime,bértitje,gota e shishe të thyera. Ranë dakort të divorcoheshin. Kur erdhën vajzat nga shkolla, njëra 13 dhe tjetra 17 vjeç, ua hapën si bisedë. U çuditën,po nuk folën. Shkuan dhe u mbyllën te dhomat e tyre.

Berti punonte inxhinier në një kompani ndértimi. Atje bleu ca aksione dhe tani thuajse komandonte nga që kapitali i tij ishte më shumë se gjysma. Qe i zoti dhe shumë punëtor. Silva e merrte shembull ambicie dhe vullneti. Dhe ajo ishte inxhiniere,por në zyrën e projektimit të bashkisë. Merrte një pagë modeste,ama jetonin mirë nga që Berti sillte shumë të ardhura. Pas vilës blenë një shtëpi në det,pastaj një vilë druri në Voskopojë dhe pas dy fuoristradave Berti u premtoi vajzave se do u blinte vetura të kohës me 0 km.

Kështu kaluan vitet,mes harmonisë dhe dashurisë deri paraditen që Silva e kapi në flagrancë shkelësin e kurorës.

Gjumi i kësaj të djele nuk u zgjua nga zilja e orës. Ishte një trokitje e fortë te dera. Silva shkoi ta hapte kur dëgjoi nga jashtë:

-Po mos na hapi derën mami ku do mbytemi?

Fliste Ola,vajza e vogël. Tani mbushi 16 vjeç,Rezi,e madhja u bë 20. Mbaroi studimet per arkitekturë. Dua të bëhem si mami,thoshte kur ishte e vogël.

Sa dëgjoi këto fjalë Silva hezitoi,nuk e uli dorezën. U mbështet te dera dhe kujtoi ato tre vjet.

Sa u nda nga Berti kérkoi të mos rrinte te vila. Më sjell ankth e trishtim kur mendoj çfarë ndodhi,si zonë krimi më duket,i tha Bertit. Dhe propozoi që ai t’i blinte një apartament e vilën ta mbante. Berti dukej e pëlqeu si ide,nga që tha po menjëherë. Pér vajzat e vendosën të rrinin një javë te ajo,një javë te i ati. Kaq ishte marrëveshja e pér ca muaj u zbatua. Më tej Berti nisi hakmarrjen,si një luan që u pérplas te shkëmbi,por pandehte se fajin ia kishte sorkadhja,që ai nuk e kapi dot. Bleu vajzat me dhurata,me makinë për Rezin, me celularë,udhétime dhe kulmi me blerjen e një jahti ankoruar te shtëpia në bregdet. Si padashje ato nuk shkonin te Silva. E merrnin në cel se kishin provime,angazhime e më tej as e njoftonin më. Silva u tret nga malli. Nuk donte t’u imponohej. Dashuria nuk kérkohet,thoshte. E çdo mbasdite afrohej te vila e ish burrit,shihte në dritare vajzat. Lumturohej kur ato qeshnin e pérqafoheshin me njëra tjetrën. U mallëngjye kur Rezi erdhi një ditë e nga makina e saj zbriti një goxha çun. Kaq dhe çapitej drejt apartamentit të saj.

Në punë harrohej se i pëlqente ai profesion,por edhe sepse kishte një afrim me shokun e saj të vjetér,Blendin. Ishin moshatarë,por ai e kishte marrë jetën me sportivitet e papritur e zuri kjo moshë pa u martuar. Qenë pëlqyer qysh në gjimnaz,por Berti u tregua më trim. I propozoi i pari. Kishin dalë ca herë pér dreka e darka dhe po vinte casti që ose ai do e ftonte te shtëpia e vet,ose kjo do bënte të njëjtën gjë.

Silva po rrinte pas dere. Vajzat po dihasnin matanë. Tre muaj më parë atyre u ra gjëma. Berti pësoi hemoragji cerebrale. Zuri krevatin,as lëvizte,as fliste. Në këtë dhimbje ortakët lëvizën. I morën aksionet,ia zbrazën llogaritë dhe i nxorën për shitje vilën pér një kredi të kompanisë. Vajzat u çoroditën,u gdhinë trokë dhe fat që vëllai i Bertit ndérhyri dhe e çoi në një spital azil se te ishte pér vajzat do ishin jashte te rruga të gjithë.

Silva kishte brenda një mall të madh. Po edhe një revoltë. Donte t’i pérqafonte e t’i rrihte fort. Ngatérrohej se nga t’ja niste,nga puthjet a shpullat? Priti dhe pak e u kthye. Shkoi te dhoma e gjumit. U ul te komoja para pasqyrës. U rregullua dhe u lye. Veshi fustanin më të bukur që mendonte. Mori në dorë një xhup të lehtë dhe te dera mbathi këpucët. Nga portmontoja térhoqi çelsin e makinës. Pastaj qetë hapi derën. Para rrinin dy vajzat e saj. Këto muaj ishin të egér për to. Ua kishin zvogëluar sytë dhe ishin bérë të trembura,si mace që presin ndonjë shkelm nga casti ne cast.

Hapi krahët,u pérqafuan të treja. Dhe qanë shumë. Vajzat nga turpi,nëna nga malli.

-Hyni brenda. Te dyert e dhomave janë emrat tuaj. I kam shkruar para tre vjetësh. Rehatohuni. Kjo është shtëpia juaj. Siç ka qënë.

Eci drejt makinës. Vajzat nuk guxuan ta pyesin. Po Silva nuk donte të linte habi te ato.

-Kam zënë një shok. S’jam aq e vjetër. Shihemi në darkë…

Ndezi fuoristradën e pas la një tym të hollë si fjongot blu te makina e dasmave…

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Nënat janë të pakonkurueshme nga vetë dielli”

Nga Edi Rama Mund të derdhësh lot pse iku Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *