Kryefaqa / Uncategorized / Gruaja nga Lushnja kërkon djalin

Gruaja nga Lushnja kërkon djalin

Një grua nga Lushnja ka treguar historinë e saj të dhimbshme në emisionin “Pa gjurmë” në report tv.

Nuk kishte mbushur ende 17 vjeçe asokohe dhe dikush kreu marrëdhënie me forcë me të dhe kjo dramë po e përndjek gjithë jetën. Quhet Fatbardha Hoxha, e lindur në qytetin e Lushnjes. Gjithçka nisi kur Fatbardha ishte akoma një adoleshente, ende pa mbushur 17 vjeçe.

“Nuk kisha mbushur ende 17 vjeçe kur më përdh unuan, fatkeqësisht nuk e njoh personin sepse isha e vogël .Që nga ai moment më shkëputën nga shkolla…atë kohë se dija çfarë do të thotë të jesh shtatzënë sepse barku po rritej dhe unë nuk e kuptoja.”

“Deri sa një ditë gjyshja më mori në shtëpinë e saj dhe aty më priste një mami, Ajo më pa dhe nisi të qajë, sepse e dinte se çfarë më priste, por unë as nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Gjyshja ishte e para që kuptoi që unë isha shtatzëne. Kur më dërguan për vizitë doktori më informoi që isha në muajin e 6 të shtatzënisë. Pastaj më mbajtën në Durrës te tezja dhe ajo planifikoi një abort, që kushtonte afro 120 mijë lekë të vjetra dhe ne nuk i kishim mundësi”, tha ajo.

Fatbardha rrëfeu sot në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv.n se si nën presionin e familjes ajo duhet të abortonte fëmijën, edhe pse në mungesë të ardhurash, ajo shprehet se familjarët organizuan gjithçka.

“Me ndihmë dhe borxhe arritën t’i mblidhnin paratë, por kur shkova në spital për të bërë abortin, doktori më tregoi fëmijën dhe atë moment unë nuk munda dot ta bëja abortin. Që nga ai çast, prindërit më larguan për te tezja në qytetin e Durrësit. Por pas 2 muajsh fëmija erdhi në jetë, ekzaktësisht në 9 Maj të 1996”.

“Por unë kurrë nuk e preka djalin, as aromën s’ia mora dhe as gji nuk i dhashë. Pasi prindërit më vendosën kusht që nëse merrja djalin me vete në shtëpi duhet të largohesha nga shtëpia. Por unë u ktheva te tezja sepse më mashtruan duke më dhënë një letër ta firmosja, por më pas e kuptova që kisha firmosur braktisjen e djalit”.

Ajo tani kërkon djalin, të cilit i di edhe emrin.

“Djalit ja vendosëm emrin Elton nga një infermiere që ishte aty pranë, pasi atë moment unë isha e shokuar”, përfundon me lot në sy 41- vjeçarja. Gjithçka që ajo ruan si kujtim sot, është e qara e tij foshnje dhe shpresat, se një ditë do t’i jepet mundësia jo vetëm ta shikojë por ta përqafojë e të kujdeset për të.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Java e ardhshme me reshje shiu, ja parashikimi për 5 ditë

Gjatë javës së ardhshme do të ketë reshje shiu për disa ditë me radhë. Sipas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *