Kryefaqa / Kuriozitete / Disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të keni qerpikë më të gjatë

Disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të keni qerpikë më të gjatë

Ekzistojnë mënyra të shumta që mund t’ju vijnë në ndihmë të rrisni qerpikët, siç janë vajrat esencialë. Por, mënyra më e lehtë për t’i përmirësuar ato, është duke konsumuar disa lloje ushqimesh.

Bright Side ka renditur disa produkte të shijshme dhe lehtësisht të arritshme, që do t’i japin trupit tuaj vitaminat e nevojshme për qerpikë të gjatë dhe të shëndetshëm.

Veza

Vezët janë të pasura me proteina, e cila ndihmon që trupi të marrë sasinë e duhur të aminoacideve për të prodhuar keratin. Veza do t’i bëjë qerpikët tuaj më të fortë dhe më të gjatë.

Salmoni

Salmoni është një burim i aicdeve yndyrore Omega-3, vitaminës D dhe B. Acidet yndyrore Omega-3 mbrojnë qerpikët nga rënia, ndërsa vitamina B dhe D ndikojnë në rritje.

Arrat

Arrat janë të pasura me Omega-3 dhe vitaminë E, të cilat së bashku transportojë gjakun dhe oksigjenin në folikulat e qerpikëve, si dhe ndihmojnë në rritjen e shpejtë të tyre.

Frutat dhe perimet

Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina A dhe C, të cilat ndikojnë në rritjen e qerpikëve dhe prodhimin e kolagjenit. Lëkura e frutave dhe perimeve përmban silicë, një mineral thelbësor që i bën qerpikët të jenë më të shëndetshëm.

Këpurdha

Këpurdhat përmbajnë vitaminën B3. Ata përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në prodhimin e keratinës. Vitamina B3 stimulon rritjen e qerpikëve si dhe ndihmon në riprodhimin qelizor dhe parandalon që qerpikët të mos bien.

Fasulet

Fasulet përmbajnë vitaminë H dhe acid folik. Vitamina H rrit qarkullimin e gjakut në folikulat e qerpikëve, i bën ata të duken më të trasha dhe parandalon rënien e tyre. Gjithashtu ndihmojnë trupin të thithë aminoacidet dhe yndyrnat që janë thelbësore për qerpikë të shëndetshëm.

Drithërat

Janë të pasura me vitaminë B6 dhe hekur. Vitamina B6 stimulon prodhimin e melaninës, ndërsa hekuri parandalon rënien e qerpikëve.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Nënat janë të pakonkurueshme nga vetë dielli”

Nga Edi Rama Mund të derdhësh lot pse iku Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *