Kryefaqa / Lajme / Rrëfimi i vajzës 17 vjeçare

Rrëfimi i vajzës 17 vjeçare

Eshtë zbardhur dëshmia e vajzës së re nga Kruja.

17 vjeçarja e cila detyrohej të kryente marrëdhënie me 6 persona në Fushë-Krujë për tetë muaj, ka vendosur të flasë.

E reja ka rrëfyer se si i është dhënë dro gë nga një prej të rinjve duke e bërë të varur prej saj e më pas e kanë shfrytëzuar për të kryer marrëdhënie, ndërsa i bënin presion se edhe motrat do të kishin të njëjtin fat nëse ajo nuk bënte çfarë i thoshin ata.

“Ka ndodhur  që kur isha 16 vjeçe. Më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më qëllonin fizikisht. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha koka inë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar për 8 muaj. Para akteve  që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin dr ogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg.  Shpesh më kërcënonin se do bënin të njëjtën gjë me motrat e mia me te vogla nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

E ndërsa rrëfen, ajo ka një apel për të gjitha bashkëmoshataret e saj, që të mos ketë të njëjtin fat: “Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Video/ Shqiptari “bën ligjin” në burgun grek, i vendos të gjithë në rresht…

Pamje të pazakonta janë publikuar nga një b urg në Greqi, ku një shqiptar ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *