Kryefaqa / Lajme / Postimi i pazakontë i mjekut për kolegun që humbi jetën nga Covid: Më ke hequr ditët e punës e më quajte rrugaç

Postimi i pazakontë i mjekut për kolegun që humbi jetën nga Covid: Më ke hequr ditët e punës e më quajte rrugaç

Thonë që pas vdekjes të gjithë flasin mirë për të ndjerin. Mirëpo jo në rastin e mjekut Arjan Pushi, i cili ishte i prekur me Covid-19 dhe u largua sot nga jeta tek spitali Infektiv.

Teksa shumica kanë thënë fjalët më të ndjera, më të dhimbshme për të, duke e cilësuar një njeri me vlera të mëdha, dhe profesionalisht, një kolegu i tij e ngushëllon ndryshe nga të gjithë.

Pa doreza, ai ka kujtuar plot 20 vitet që kanë qenë si një luftë mes tyre, me debate e mërira, zënka e pa folur me njeri-tjetrin. Sotiraq Lako, mjek në një spital privat në vend, ka treguar përmes një shënimi në faqen e tij në facebook, raportet jo të mira me mjekun Pushi, pasi sipas tij, ky i fundit ka pasur një komunikim jo pozitiv me të, duke u treguar i egër e shpeshherë fyes.

E megjithatë, edhe pse nuk e konsideron dot koleg, ai e ka quajtur mik, duke i dhënë lamtumirën e fundit, e ngushëllime familjes.

“Ishim mjeke ordinator dhe na quaje “mjeke ordiner”, nuk ishim pedagoge dhe na quaje “mjeke shumice”, me quaje “rrugaç” se nuk beja ushtarin e bindur “per tu vene ne rresht”, me hoqe disa here “ditet e punes” se nuk kerkoja “te falur”, shkruaje letra te tera ankesash, bete ne provimin e specializimit cfare donit. Nuk te konsideroj dot koleg, se ne nuk bashkepunuam njehere ne Mjekesi, vetem luftra dhe 20 vite pa folur. Por ne jemi bij te Zotit, jo engjej te tij. Secili prej nesh ka fajet dhe mekatet e tij. Nuk do ta doja asnjehere nje ndarje nga jeta ne kete menyre. Me te vertete jam merzitur. Lamtumire Mik. Ngushellime familjes”, shkruan Sotiraq Lako në profilin e tij në facebook.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Një tjetër shtet vendos Shqipërinë në listë të kuqe: Ndalohet hyrja e shqiptarëve!

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Hungaria në listën e kuqe të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *