Kryefaqa / Lajme / Nëna nga Prrenjasi ka 11 vite pa i parë fëmijët: Ish burri më tha se nëse nuk firmosja…

Nëna nga Prrenjasi ka 11 vite pa i parë fëmijët: Ish burri më tha se nëse nuk firmosja…

Ditën e sotme ka rrëfyer historinë dramatike një grua 33-vjeçare nga Prrenjasi, e cila e ka kaluar jetën saj ne vuajtje.

33-vjeçarja ka treguar në emisionin me ‘zemër të hapur’ se djali i saj ishte larguar nga banesa ku jetonte pasi ishte dhu nuar nga ish-bashkëshorti. Djali 17-vjeçar prej 3 ditësh rezultonte i humbur. Ai ishte larguar nga banesa pasi babai i kishte thënë të ‘shporrej nga shtëpia’.

33-vjeçarja nëna e 4 fëmjëve ka treguar se është martuar nga që 15 vjeçe. Ajo tregoi se ish bashkëshorti e dhu note vazhdimisht dhe pas ndarjes ia kishte marrë fëmijët me forcë.

“Jam martuar në moshën 15- vjeçare, jam me origjinë nga Gramshi. U martova me shkuesi. Kur mbusha 18-vjeç bëmë celebrimet. Ndenjëm 8 muaj në fejesë por me shumë dhu ne, ju pata thënë babit dhe vëllezërve se ai më dhu nonte për shkak të xhelozisë. Më thoshte mos shiko, andej mos shiko këtej. Mirpo kur desha ta lija una, atëherë unë rashë shtatzanë në 8- mujorin e parë të njohjes. Kur erdhi në jetë fëmija i parë ai filloi të më dhu nonte më shumë, arsyeja e tij ishte për xhelozi. Unë rashë shtatzëne shume shpejt nga lindja e parë, erdhi fëmija i dytë në jetë, e cila sot është 16 vjeç. Martesa jonë u degradua shumë, ai nuk na sillte as për të ngrënë, madje më thoshte se shko puno vetë. Pastaj rashë përsëri shatatzënë për një vit pas lindjes së dytë, shtatzani pa dëshirën time. Sot fëmija i 3 është 14 vjeç. Pastaj erdhi në jetë fëmija i katërt pas dy viteve nga lindja e të tretit,” ështën shprehur 33-vjeçarja.

Nëna e katër fëmijëve tha se i shoqi e ka detyruar t’i jepte autorizimin për t’i marrë 4 fëmijët me pist oletë te koka.

“Ai më ka kërcënuar dhe më ka vënë edhe pisto letën në syrin e fëmijëve, ma vendosi pisto letën në kokë dhe më detyroi me zor sa firmosa që fëmijët t’i merrte ai në Shqipëri. Më kërcënonte se do vr.as fëmijët nëse ti vazhdon gjyqet dhe më denoncon,” tha nëna e 4 fëmijëve mes lotësh.
Ajo ka rrëfyer se pas ndarjes nga bashkëshorti nuk i ka parë më fëmijët dhe nuk ka komunikuar më me ta prej 11 vitesh.

33-vjeçarja ka folur me djalin pas 11 vitesh. Ai është shprehur se është larguan nga shtëpia dhe ka qëndruar jashtë prej tre ditësh, pasi ishte rrahur nga babai I tij.

“Jam mire, kam qendruar jashtë. Në lagje të Prenjasit. Nuk kam qenë shumë larg nga shtëpia. Nuk kam ngrënë asgjë. Kisha frikë të shkoja në polici, mos më rrihte babi. Isha në shtëpi erdha nga puna më tha se nuk e hap telin. Ma mori donte të më përplaste kokës edhe unë ika. Të shprresh nga ketu tha. Edhe me vëllezërit e tjerë sillet këshu, me motrën sillet mirë. Ja shpejegova por ai nuk më dëgjonte. Shumë herë flija jasht. Një herë më rrahu keq, se më thërriti dhe nuk e dëgjova dhe me rrahu keq,” është shprehur 17-vjeçari.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Një tjetër shtet vendos Shqipërinë në listë të kuqe: Ndalohet hyrja e shqiptarëve!

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Hungaria në listën e kuqe të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *