Kryefaqa / Lajme / Ishte prekur nga Covid, ndërron jetë pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë

Ishte prekur nga Covid, ndërron jetë pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku i njohur Arjan Pushi ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Pushi është mjeku i parë që s’mundi t’i rezistonte dot virusit, pasi kishte disa ditë i shtruar në spital.

Madje, situata e tij u përkeqësua gjatë ditës së djeshme dhe ai u vë në intubim.

Njoftimi i ministrisë:

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit,” njofton MSH

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Një tjetër shtet vendos Shqipërinë në listë të kuqe: Ndalohet hyrja e shqiptarëve!

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Hungaria në listën e kuqe të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *