Kryefaqa / Lajme / 41 vjeçari nga Starova vihet në pranga pasi kishte 90 litra naftë në makinë

41 vjeçari nga Starova vihet në pranga pasi kishte 90 litra naftë në makinë

Dy raste kontrabande nafte dhe vaji ulliri janë goditur nga Policia e Pogradecit dhe e Korçës, ndërsa në pranga u vu një 41-vjeçar, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Sipas policisë në pranga u vu shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Benz” në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 litra naftë e ndarë në bidona plastikë dhe rreth 90 litra naftë të tjera në serbatorin e modifikuar të mjetit, sasi për të cilën nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Po ashtu filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. C., 31 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Liqenas, u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 19 koli me vaj ulliri dhe mallra të tjera industriale të dyshuara kontrabandë, për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Një tjetër shtet vendos Shqipërinë në listë të kuqe: Ndalohet hyrja e shqiptarëve!

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Hungaria në listën e kuqe të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *