Kryefaqa / Korcarët / Studentët e Universitetit të Korçës nuk rikthehen dot në universitete: S’kemi transport

Studentët e Universitetit të Korçës nuk rikthehen dot në universitete: S’kemi transport

1300 studentë në prag diplomimi të programeve bachelor dhe master ne universitetin “Fan Noli” ne Korçë do të duhet të riktheheshin në auditorë për të vazhduar konsultimet por për shumë prej tyre rikthimi ishte i pamundur.

Në fakultetin e Ekonomisë dhe Bujqësisë u kthyen vetëm 1\ 3 e tyre, në fakultetin e Edukimit 60% dhe në fakultetin e shkencave 90%.

Për shumë prej tyre vështirësi solli sigurimi i transportit ndërsa përballë kësaj situate senati akademik gjatë ditëve në vazhdim do të shohë mundësinë për të zhvendosur kryerjen e praktikës dhe për ti lënë konsultimet në një fazë të mëvonshme

Protokolli i sigurisë dhe masat e nevojshme u respektuan nga studentët dhe stafi akademik ndërsa për ata që vijnë nga rrethinat problemi kryesor mbetet pamundësia për të siguruar transportin apo çmimi më i lartë që duhet të paguajnë krahasuar me transportin publik.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Vetëm ajo mund të më bënte njeri mua”, Endri dhe Stefi flasin për njeriun më të shtrenjtë…

Dy vëllezërit mjaft të dashur për publikun, Endri dhe Stefi Prifti zhvilluan një intervistë tejet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *