Kryefaqa / Kuriozitete / Si e bëri për vete pogradecari mbesën e Ismail Qemalit

Si e bëri për vete pogradecari mbesën e Ismail Qemalit

Selaudin Blloshmi konsiderohet një prej ushtarakëve më të talentuar shqiptarë me një kontribut të madh në historinë e Shqipërisë. Djali i Hajdar Blloshmit, firmëtarit të pavarësisë që përfaqësoi zonën e Pogradecit, Blloshmi u edukua në Francë dhe Egjipt në shkolla ushtarake.

Tepër i ri, Blloshmi u kthye në krahun e djathtë të Themistokli Gërmenjit në themelimin e Republikës së Korçës, dhe në 1920, ai do të ishte protagonist në shtrirjen e autoritetit të qeverisë së Kongresit të Lushnjës që kulmon me firmosjen e Protokollit të Kapshticës, një triumf i shqiptarëve në raport me Greqinë.

Selaudin Blloshmi do të jepte kontribut më tej në ushtrinë shqiptare por edhe në diplomaci. Ai shërbeu në vitet 1926-1928 si ambasador i Republikës Shqiptare në Rumani, e më pas do të kthehej në krahun e djathtë të Mbretit Zog në organizimin e ushtrisë shqiptare.

Por ushtaraku i rrallë shqiptar njihet edhe për sharmin e tij me të cilin bëri për vete gruan më të bukur shqiptare, Sarah, mbesën e Ismail Qemalit. Nga martesa e tyre lindi Vera, një piktore me famë ndërkombëtare gjatë jetesës së saj në Britaninë e Madhe. Çifti Selaudin dhe Sarah Blloshmi u kthyen çifti më i famshëm në Shqipërinë e viteve 20-30, duke u kthyer në simbol të emancipimit të shoqërisë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Mami e pëlqeu shumë”, kush është bashkëshorti i Rudina Hajdarit me të cilin u dashurua që 16 vjeç

Rudina Hajdari prej vitesh është e martuar me një shtetas amerikan, por e ka mbajtur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *