Kryefaqa / Lajme / Policët ulen në gjunjë per solidarizim

Policët ulen në gjunjë per solidarizim

Disa oficerë policie në SHBA kanë dalë në mbështetje të manifestuesve që protestojnë në emër të George Floyd, ku u ulën në gjunjë para tyre, në shenjë solidariteti.

Protesta të dhu nshme kanë shpërthyer në të gjithë SHBA-në, pas një video virale që tregoi se si Floyd, i cili qëndronte me fytyrën në tokë, ndërsa polici Chauvin në Minneapolis kishte vendosur këmbën në qafën e tij. Pavarësisht thirrjeve të Floyd se nuk po merrte frymë, polici nuk u ndal.

Mes protestave në Queens e New York City, anëtarët e Forcës së Policisë së Nju Jorkut janë gjunjëzuar, ndërsa manifestuesit përmendën emrat e personave me ngjyrë që kishin nderruar jete në konflikte me policinë.

Skena të ngjashme u panë në të gjithë vendin, me shumë oficerë që flisnin për të denoncuar vrasjen.

Shumë oficerë policie në Neë York u ulën në gjunjë gjatë fundjavës, përfshirë edhe në Time Square, Neë York City, Schenectady e Albany.

Në Santa Cruz, Kalifornia, shefi i policisë Andy Mills u ul në gjunjë të shtunën në mëngjes së bashku me protestuesit.

“Jemi plotësisht mbështetës të protestave paqësore me qytetarët e Santa Cruz, ne do t’i mbajmë ata gjithmonë të sigurt”, ka shkruar në Tëitte departamenti.

Po ashtu, jashtë stacionit të policisë së Ferguson, në shenjë respekti efektivët u gjunjëzuan për nëntë minuta, aq sa zgjati dhe agonia e Floyd gjatë mbytjes. Turma inkurakoi agjentët për spektaklin e solidaritetit.

Gjithashtu janë publikuar edhe foto të oficerëve të ulur në gjunjë në Portland, Oregon, El Paso, Teksas, dhe Lexington, Kentucky, mes brohoritjeve nga protestuesit.

Ulja në gjunjë u përdor për herë të parë si protestë kur lojtari i San Francisco Colin Kaeopernick u gjunjëzua gjatë himnit para lojërave të futbollit në 2016, për të rritur ndërgjegjësimin për racizmin dhe brutalitetin e policisë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Një tjetër shtet vendos Shqipërinë në listë të kuqe: Ndalohet hyrja e shqiptarëve!

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Hungaria në listën e kuqe të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *