Kryefaqa / Lajme / Pogradec/ Baret e restorantet, aplikim pranë bashkisë për nxjerrjen e tavolinave jashte

Pogradec/ Baret e restorantet, aplikim pranë bashkisë për nxjerrjen e tavolinave jashte

Sezoni veror do të hapet këtë vit në vend në zbatim të protokolleve dhe masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Bashkia Pogradec njoftoi të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet si bare dhe restorante dhe në këtë periudhë nxjerrin tavolina në ambiente publike, të aplikojnë pranë sporteleve të Bashkisë për t’u pajsur me lejen përkatëse.

Pajisja me këtë leje është detyrim ligjor si edhe i jep mundësinë inspektorëve dhe Policisë Bashkiake të kontrollojnë se sa janë duke u zbatuar kriteret e vendosjes së tavolinave në hapësirën publike duke mos u bërë pengesë për qytetarët.

Ne rast të mospajisjes me këtë leje do të hiqen të gjitha tavolinat që janë pa leje deri në sekuestro, njoftoi bashkia.

Pogradeci është një ndër qytetet më të frekuentuar nga vizitorët gjatë sezonit veror ndaj dhe bashkia ka marrë masat në zbatimin e protokolleve mbrojtëse ndaj COVID-19.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Një tjetër shtet vendos Shqipërinë në listë të kuqe: Ndalohet hyrja e shqiptarëve!

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Hungaria në listën e kuqe të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *