Kryefaqa / Lajme / Nis shpërndarja e këstit të tretë

Nis shpërndarja e këstit të tretë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar hedhjen e pagës së tretë të luftës, prej 26 mijë lekësh, për të gjithë të punësuarit në biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e të cilëve u mbyllën me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19.

Pagën e luftës do ta marrin të gjithë të punësuarit në këto ndërmarrje, edhe nëse janë pjesë e bizneseve të rihapura, por ky është kësti i fundit i ndihmës, i cili parashikohej të jepej për 3 muaj nga qeveria.

Në total janë mbi 64 mijë persona që do të përfitojnë këtë trajtim financiar, ku 11 mijë prej tyre janë familje me ndihmë ekonomike, ose persona me pagesë papunësie, që do të marrin dyfishin e ndihmës.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Një tjetër shtet vendos Shqipërinë në listë të kuqe: Ndalohet hyrja e shqiptarëve!

Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi janë renditur nga Hungaria në listën e kuqe të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *