Kryefaqa / Lajme / Korçë, baret dhe restorantet në Korçë në vështirësi, duan shtim të hapësirave për…

Korçë, baret dhe restorantet në Korçë në vështirësi, duan shtim të hapësirave për…

Kushtet e reja të krijuara nga virusi Covid-19 kanë sjellë përgjysmim të punës për baret e restorantet në Korçë.

Për pronarët e këtyre bizneseve situata është bërë më e vështirë pasi me rregullat e reja ata kanë qenë të detyruar të reduktojnë tavolinat me qëllim respektimin e distances mes klientëve.

E vetmja zgjidhje sipas pronarëve të bareve e restoranteve mbetet ajo e shtimit të tavolinave në sipërfaqet publike por pa cënuar lëvizjen e qytetarëve.

Kërkesë kjo që është marrë parasysh edhe nga kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili thotë se në kushtet e pandemisë po shqyrtohen dhe alternativa të tjera për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori.

Nga masat lehtësuese pritet që në qytetin e Korçës të përfitojnë rreth 200 biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e pazarit të vjetër dhe atë të pedonales.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Edlira rrëfen historinë e pazakontë

Jeta duket se nuk ka qenë aspak e lehtë për të, por Edlira, nëna e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *