Kryefaqa / Lajme / Nëna e 4 vjeçarit tregon si e zuri korenti në park

Nëna e 4 vjeçarit tregon si e zuri korenti në park

Pas tragjedisë në Berat, ku një 4-vjeçar humbi jetën pasi e zuri korrenti, nëna e tij ka rrëfyer se gjithçka ndodhi pasi të voglit të saj i pihej ujë.

Ajo ka deklaruar se vogëlushi donte të merrte ujë dhe ka rënë në kontakt me disa kabllo.

“Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që luanin bashkë. Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korenti se vajti për të marrë ujë”, tha nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi për Fax News.

Ndërsa një banor i zonës, deklaroi se në atë park, ku ndodhi ngjarja e rëndë, luajnë shumë fëmijë.

“Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët”, tha ai.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Çfarë ndodhte në lagjen e adoleshentes në Tiranë

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *