Kryefaqa / Korcarët / Eli Fara: Për mua kjo situatë karantine ka qenë një moment reflektimi, ja pse

Eli Fara: Për mua kjo situatë karantine ka qenë një moment reflektimi, ja pse

Eli Fara, Artjola Toska dhe Bujar Qamili organizuan një intervistë tepër të veçantë dhe shumë ndryshe për programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan.

Në lidhje me izolimin dhe si ndikoi kjo tek artistët, Elia Fara shprehet se kjo situatë ka qenë një moment reflektimi për të. Sipas saj, kjo situatë e bëri të vlerësojmë më shumë marrëdhëniet familjare, marrëdhëniet shoqërore. Eli më tej shton se duhet të jemi sa më shumë pozitivë, të kemi mirësi edhe në gjërat e këqija.

Ndërsa Bujar Qamili shprehet se është hera e parë që qëndron kaq shumë në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Njerëzit e familjes tuaj ankohen që ju jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje, koncerte këtu, koncert atje?

Eli Fara: Për mua kjo situatë ka qenë një moment reflektimi, për të gjitha gjërat që kemi dhe të gjithë kur i kemi nuk i vlerësojmë. Kur i humbasim apo mendojmë se do i humbasim atëherë kthjellohemi, zgjohemi ishte një shkundje e madhe. Sigurisht që prindërit kanë merak, siç kanë të gjithë prindërit për fëmijët e tyre, por kjo situatë them që na bëri të vlerësojmë më shumë gjërat, marrëdhëniet familjare, marrëdhëniet shoqërore, t’ia dimë vlerën punës që kemi, publikut kaq të mrekullueshëm, edhe të jemi sa më shumë pozitivë, të kemi mirësi edhe në gjërat e këqija.

Ardit Gjebrea: Për ty ankohen Bujar?

Bujar Qamili: Jo për mua nuk ankohen, është hera e parë faktikisht që unë qëndroj kaq shumë në shtëpi, sa që më tha dhe gruaja një ditë. Pashë Zotin më tha, vetëm atë këngën “Kur më rri karshi karshi”, mos ma këndo më, se më ke ardhur në majë të hundës./tvklan.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Vetëm ajo mund të më bënte njeri mua”, Endri dhe Stefi flasin për njeriun më të shtrenjtë…

Dy vëllezërit mjaft të dashur për publikun, Endri dhe Stefi Prifti zhvilluan një intervistë tejet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *