Kryefaqa / Korcarët / Vogëlushja në Korçë: Sot jam shumë e lumtur

Vogëlushja në Korçë: Sot jam shumë e lumtur

Korça sot është zgjuar me zhurmat e fëmijëve të cilët së bashku me nënat e tyre kishin mbushur rrugët dhe parqet e qytetit. Kjo liridalje, e dyta për këtë kategori, ka gëzuar shumë fëmijët, të cilët gjatë gjithë kohës loznin.

“Kemi dalë edhe të dielën e parë. Fëmijët duhet të dalin, janë të lumtur, por …. Ka qenë e vështirë kur fëmijët janë të izoluar se lozin, bërtasin, bëjnë rrëmujë,”-shprehet një nënë që kishte dalë me vajzën e saj. Ndërkohë që vogëlushja shprehet: “Sot ndjehem shumë mirë dhe jam e lumtur.”

“Kisha një muaj e gjysmë pa dalë, por sot është hera e dytë se dola dhe javën e kaluar. Sot jam shumë e lumtur, ndërsa përsa i përket mësimit online është pak e vështirë,”-shprehet një vajzë e vogël.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Korçë, fëmijët dhe nënat i dhanë jetë sot shëtitoreve

Pas vendimit të kryeminitrit Edi Rama për të lejuar nënat me fëmijët deri në 10 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *