Kryefaqa / Korcarët / Korçë, fëmijët dhe nënat i dhanë jetë sot shëtitoreve

Korçë, fëmijët dhe nënat i dhanë jetë sot shëtitoreve

Pas vendimit të kryeminitrit Edi Rama për të lejuar nënat me fëmijët deri në 10 vjeç që të dalin për shëtitje, rrugët dhe bulevardet e Korçës kanë qenë të mbushura paraditen e kësaj të diele me zërat e gëzueshëm të fëmijëve të shoqëruar nga nënat e tyre.

Disa zgjodhën që këto orë liridalje t’i kalojnë duke shëtitur në parkun Rinia të qytetit. Ato e cilësuan të nevojshme këtë shëtitje, sidomos për fëmijët, pasi kishin kohë të mbyllur brenda. Ndërsa të tjera zonja folën për vështirësinë që kanë ndjerë gjatë këtyre javëve për t’i mbajtur brenda fëmijët, pasi shumë prej tyre nuk e kuptonin situatën, madje njëra prej nënave tha se kjo shëtitje ishte aq e gëzueshme për fëmijët sa atyre iu duket dita e sotme si festa e 1 qershorit.

  

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Vogëlushja në Korçë: Sot jam shumë e lumtur

Korça sot është zgjuar me zhurmat e fëmijëve të cilët së bashku me nënat e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *