Kryefaqa / Uncategorized / Pasuria fut në sherr kunatin me kunatën nga Korça

Pasuria fut në sherr kunatin me kunatën nga Korça

Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, Edlira nga Korça paraqiti problematikën e saj në lidhje me tokën. Ajo u shpreh se prej 5 vitesh janë në proces gjyqësor për tokën, që ajo pretendon që ju takon.

Kunati i saj në një telefonatë në studio u shpreh se gjithçka është e qartë dhe e zgjidhur, por kunata e tij nuk di çfarë kërkon. Ai refuzoi kategorikisht që të përballej me të dhe gjatë bisedës refuzonte që ajo të fliste.

Eni Çobani: Ju jeni në një pjestim pasurie dhe këtu pretendohet që në zonën tuaj ka kaluar dhe TAP, si është problematika pse jeni në një konflikt të dy vëllezerit?

Nexhmi: E para e punës, im vëlla bashkë me tim kunatë, që ka ardhur aty tani, nuk ka ardhur asnjëherë të firmosin në asnjë lloj dokumenti që ka bërë veprime TAP. Madje një nga punonjësit e TAP i ka thënë, hajde të firmosësh, se këto gjëra sqarohen, rregullohuni, merrni paranë dhe nuk ka ndonjë të keqe.

Eni Çobani: Po pse nuk e kanë firmosur?

Nexhmi: Nuk e di cila është arsyeja që nuk e kanë firmosur!

Eni Çobani: Tani ju jeni në një pjestim pasurie në bashkëpronësi dhe jeni në vazhdim e sipër në këtë proces, nuk e keni përfunduar akoma?

Nexhmi: Jo!

Eni Çobani: Tani këtu ka një pretendim, që midis tokave që zoti Fidai i paska ndarë gojarisht sapo tha zonja Edlira, 1800 juve dhe 3000 vëllai juaj, kalojnë dhe dy kanale, një vaditës dhe një kullues.

Nexhmi: Ç’lidhje ka me kanalet ajo?

Edlira: Kush e prishi kanalin vaditës thuaji?

Nexhmi: Shiko zonja Eni, të lutem shumë nëse do të flasim bashkë mirë, nëse jo po e mbyll.

Eni Çobani: Jo se unë me ju po flas.

Nexhmi: Më dëgjo se të shpjegoj unë, nëse jo e mbyll telefonin dhe s’ke punë më me mua, s’ka punë të ndërhyjë ajo.

Eni Çobani: Po më thuaj!

Nexhmi: Atje kalonte kanali vaditës, në të njëjtën kohë unë e prisha si gjithë të tjerët dhe e ktheva në tokë buke, e mbolla mollë. S’ka lidhje fare me kanalin ajo. Ajo 100 herë i kam thënë, janë bërë 5 gjyqe dhe janë pezulluar s’ka çfarë kërkon ajo nga mua, kanali s’ka punë fare, kanali është në pjesën time. Unë e kam 1800 dhe e kam deklaruar, mund të hapni tabulatet e gjyqit dhe dëgjoni se çfarë kam thënë.

Edlira: Çfarë numri parcele posedon ai?

Eni Çobani: Zoti Nexhmi këtu ka dhe një problem për sa i përket numrit që kjo pasuri ka? Kush është numri i pasurisë?

Nexhmi: Po të kuptova ku do të dalësh, atje është bërë azhornimi i tokës nga Bashkia dhe është ndërruar numri i pasurisë, s’ka asnjë lloj lidhje.

Eni Çobani: Pra ju pretendoni që azhornimi i ri që është bërë, është bërë mbi numrat e vjetër ?

Nexhmi: Po!

Eni Çobani: Pra nuk kemi ndryshim për sa i përket pjesës, vetëm numri ka ndryshuar?

Nexhmi: Po vetëm numri ka ndryshuar!

Eni Çobani: Ju këtë e thoni me bindje të plotë?

Nexhmi: Po me bindje të plotë!

Eni Çobani: Numri juaj i pasurisë kush është?

Nexhmi: 7318 meqë e kërkon kjo!

Edlira: Po i vëllait tënd thuaji?

Nexhmi: Zhduku andej mos të shoh bojën!

Edlira: Ajo është kultura!

Nexhmi: Zonja Eni thuaji të pushojë, se e mbylla, më ka lodhur kokën.

Eni Çobani: Ku është problemi që s’e ndani pasurinë?

Nexhmi: Ajo le ta kërkojë, siç i ka hyrë asaj valleje le ta zgjidhë. Ajo problemin e ka të zgjidhur. /tvklan.al

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Një vajzë kisha e s’i bëra dot dasmë”, nëna surprizon të bijën në emision

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *