Kryefaqa / Uncategorized / Është shtatzanë por akoma punon, infermierja shqiptare në SHBA: Ka shumë si mua…

Është shtatzanë por akoma punon, infermierja shqiptare në SHBA: Ka shumë si mua…

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikë situata paraqitet tejet e rënduar prej Covid-19. Në këtë vend punon dhe jeton edhe Armida Bahja Hoxha.

Prej tre vitesh ajo punon në Teksas si infermiere. Por këto kohë edhe pse është shtatzënë, ajo vazhdon dhe punon në spital.

Për pak kohë pritet që ajo të lindë, por kjo gjë nuk e ka penguar që të vazhdojë të punojnë në spital.

Ajo ka thënë se nuk mund ta lërë punën për shkak se nuk mund t’i braktisë kolegët e saj në luftën që po bëjnë kundër koronavirusit. Për ‘report tv’ më tej, ajo ka treguar:

39 javë dhe 2 ditë jam. Zgjidhja ime për të vazhduar punën ka të bëjë me dy arsye. Unë punoja në kujdesin e pacientëve, që janë në fazën kritike të çdo sëmundje, përfshirë dhe COVID-19, që përpara kur isha shtatzënë, plus që sistemi i punësimit është pak i ndryshëm, 6-12 javë pushim. Unë kam 6 javë pushim, dhe doja që të rrija më shumë me beben pas lindje. Shtatzënia të bën të jesh pak më e kufizuar, por ne punojmë si skuadër dhe më ndihmojnë shumë kolegët, me lëvizjen e pacientëve apo ngritjen e peshave. Sakrificën time ia dedikoj personave janë në këtë fushë dhe po përballen, si unë ka shumë nëna shtatzënë në këtë betejë dhe baballarëve që kanë fëmijë të vegjël, do ia dalim mbanë.
Gjatë fjalës së saj ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të zbatojnë rregullat e vendosura edhe pse ato mund t’u duken shumë të rrepta.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Një vajzë kisha e s’i bëra dot dasmë”, nëna surprizon të bijën në emision

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *