Kryefaqa / Lajme / Rama: Të ardhurat e shtetit do bien në pikiatë të hatashme

Rama: Të ardhurat e shtetit do bien në pikiatë të hatashme

Kryeministri Edi Rama është i ndërgjegjshem se ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje tepër të fortë nga situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Rama paralajmëroi sot qytetarët se në javët dhe muajin e ardhshëm, të adhurat e qeverisë por edhe të familjeve “do të bien në një pikiatë të hatashme”.

Në këto ditë të vështira që do të dobësojnë ekonominë e brishtë të Shqipërisë, Rama tha se vendi ynë është i vetëm, nuk ka kujt t’ja shtrijë dorën.

Situata sipas Ramës ka për të qenë aq e rëndë sa që kreu i qeverisë citoi një shprehje të presidentit amerikan Lindon Johnsonm, kur njoftoi vdekjen e John F. Kennedy; “Do të jepja gjithçka për të mos qenë unë që e jap lajmin para jush”.

Kryeministri Rama tha se ka disa skenarë që mund të godasin ekonominë shqiptare, në varësi të kohëzgjatjes së masave nga pandemia. Ndaj erdhe sipas tij qeveria shqiptare duhet të ketë disa plane për ekonominë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Qeveria mbledh dhe administron të ardhurat, rriten të ardhurat, ka më shumë për shtëpinë. Në luftë gjithmonë të ardhurat bien. Në këtë luftë të hatashme të ardhurat e shtetit të shtëpisë së madhe ku jemi mbyllur të gjithë brenda, do të bien në një pikiadë po aq të hatashme. Dhe më dëgjoni me vëmendje, pikërisht se nuk e dimë sa do të zgjasë mbyllja, nuk e dimë sa do të bien të ardhurat.

Ndaj plani sot nuk mund të jetë një plan për t’i kënaqur të gjithë sot dhe për t’i lënë me gisht në gojë nesër. Sot puna në Shqipëri, dhe njësoj si puna që bën zemra në një trup, janë të paralizuara, të ardhurat në këtë muaj do të bien shumë, po muajin tjetër sa do të bien? Një situatë që na ka kthyer më keq se ajo kështjellë buzë Adriatikut. Por si duhet ta programojmë ne rezistencën brenda kështjellës tonë?

Edhe njëherë motra dhe vëllezër, në këtë luftë për ekzistencë jemi vetëm. Kemi një armik që rrezikon të na marrë qindra e të na shtrijë spitaleve, në këtë hall jemi vetëm, kemi vetëm veten dhe njëri-tjetrin. Nuk kemi kujt t’i shtrimë dorën se askush nuk e shikon hallin. Kush ia shtrin dorën tjetrit në familjet dhe rrethet tona? Më i madhi më i forti…Sot ai është shteti, qeveria, ku shumica e familjeve pyesin veten çfarë do të bëhet me bizneset që mbyllëm, po shtëpia që mbahet me ndihmë ekonomike, po jeta ime në çadër?

Ka dhe disa të tjerë që as nuk guxojnë ta pyesin veten. Ka dhe disa të tjerë që pyesin çfarë do të bëjë kryeministri sepse Trump dhe Merkel e bërën, nxorrën miliona. Por unë iu dëgjoj të gjithëve, ju dëgjoj sa mundem.

E vetmja përgjigje që kam deri tani është ajo fjalia e Lindon Johnson, kur dha lajmin e vdekjes së JFK “Do të jepja me kënaqësi gjithçka që kam që të mos e jepja unë këtë lajm para jush”. Prandaj edhe plani ynë nuk do të jetë një plan i vetëm, por do të jetë një plan A, me një plan rezervë B, dhe me një plan rezervë C.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

I riu nga Durrësi do të hidhet nga kati i 5-të

Një i ri ka tentuar të dalë nga shtëpia duke u hedhur nga kati i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *