Kryefaqa / Lajme / Në Korçë dezinf ektohet gjithçka

Në Korçë dezinf ektohet gjithçka

Për shkak të koronavirusit Bashkia e Korçës ka nisur dezinfektimin e rrugëve, parqeve, lulishteve dhe blloqeve të banimit. Nisja e këtij procesi nga ana e punonjësve të bashkisë së Korçës është lajmëruar në rrjetet sociale përmes një videoje ku shihet ndërhyrja në parkun Rinia të qytetit të Korçës.

Gjithashtu pjesë e dezinfektimit janë bërë edhe institucionet arsimore, që nga shkollat, kopështet e çerdhet në qytet por edhe në fshatra. Në shkollën Sevasti Qirjazi është kryer këtë të enjte dezinfektimi i të gjitha ambjenteve, nga firma e kontraktuar për kryerjen e këtij procesi në të gjitha institucionet arsimore.

Pasdreken e sotme një makinë zjarrfikëseje është parë në rrugët e qytetit të Korçës duke kryer dezinfektimin e trotuareve, ku qytetarët qarkullojnë më së shumti këto ditë.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo tha se dezinfektimi do te jete periodik, ndersa i ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë rregullat e vendosura nga qeveria si masa më efektive kundër COVID-19.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

I riu nga Durrësi do të hidhet nga kati i 5-të

Një i ri ka tentuar të dalë nga shtëpia duke u hedhur nga kati i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *