Kryefaqa / Lajme / Moment historik në Kinë

Moment historik në Kinë

Të enjten Kina nuk raportoi asnjë infeksion të ri lokal për herë të parë që nga fillimi i krizës së Koronavirusit tre muaj më parë, duke arritur një moment historik në betejën e saj me pandeminë vde kjeprurëse që ka pezulluar jetën e përditshme dhe aktivitetin ekonomik në të gjithë botën.

Ndërsa qeveritë në Itali, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë po luftojnë ende me pandeminë, Kina e ka arritur suksesin e saj si një dëshmi e asaj se çfarë mund të arrihet kur një shtet i tërë mobilizohet në ndjekjen e një objektivi të vetëm.

Qeveria kineze shkaktoi një zemërim të gjerë publik kur zyrtarët fillimisht fshehën dhe keqmenaxhuan epideminë, madje duke ndëshkuar mjekët që kërkuan të ngrinin zërin.

Këto gabime, thonë kritikët, lejuan që virusi të përhapej i pakontrolluar në të gjithë qytetin Wuhan në Kinën qendrore, duke detyruar qeverinë të imponojë kufizime të ashpra dhe karantinimin e mbi qindra miliona njerëzve.

Dhe çfarë ndodhi në Kinë? Krantinimi i ashpër, dënimi me gjoba të mëdha deri në dënim me vdekje nëse dilje jashtë tij. Njerëzit u ndaluan të hynin në qytete nëse nuk mund të vërtetonin se jetonin ose punonin atje. Lëvizja u paralizua!

Virusi ka vrarë 3.245 njerëz deri më tani në Kinë, duke përbërë mbi një të tretën e numrit global të vdekjeve. Por arritja e madhe u pa këtë të mërkurë, kur qyteti qendror i Kinës, Wuhan dhe provinca përreth tij Hubei, nuk raportuan raste të reja të Koronavirusit për herë të parë.

Pra Wuhan-i që supozohej të ishte epiqendra e epidemisë, ka 0 raste të reja me Koronavirus.

Zyrtarët thanë të enjten se 34 raste të reja ishin konfirmuar në mesin e njerëzve që kishin mbërritur nga jashtë. Kjo tregon sesa e vështirë do të jetë për Kinën – ose ndonjë vend tjetër – ta frenojë plotësisht virusin.

“Është shumë e qartë se veprimet e ndërmarra në Kinë pothuajse kanë përfunduar valën e parë të infeksioneve,” tha Ben Cowling, drejtuesi i departamentit të epidemiologjisë dhe biostatikës në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Hong Kong-ut. “Pyetja është se çfarë do të ndodhë nëse ka një valë të dytë sepse lloji i masave që Kina ka zbatuar nuk janë domosdoshmërisht e qëndrueshme për një afat të gjatë.”

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, dhe reagimi i partisë është përgëzuar si një sukses dhe një model për vendet e tjera.

Por qasja e partisë ka ardhur gjithashtu me një kosto të lartë për liritë civile dhe jetesën ekonomike, dhe disa kritikë kanë pyetur nëse do të ishte e zbatueshme kjo masë në shoqëritë e hapura ku liritë personale mbrohen ashpër.

Ditët e fundit, frika nga virusi dhe presioni nga publiku për të ndërmarrë masa më të forta, kanë shtyrë qeveritë demokratike si Italia, Spanja dhe Franca për të imponuar bllokime të rrepta ndaj qytetarëve, strategji që disa vende kishin hezituar t’i miratonin vetëm disa javë më parë.

Por sa po i zbatojnë këto masa të rrepta? Mjafton të përmendim që në Itali ka pasur 8 mijë denoncime të personave që kanë shkelur rregullat e kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.

“Izolimi duhet të ishte më i gjerë dhe duhej marrë më herët. Duhet të kishim bërë më shumë teste në Lombardi ku ishte epiqendra. Nuk ka kuptim të shkosh në supermarket një herë në javë. Duhet limituar koha jashtë shtëpisë sepse izolimi është çelësi”, shprehet Dr. Giorgio Palù, ish-kryetar i Shoqërisë Europiane dhe Italiane për Virologjinë.

Pra Italia po i shkel rregullat dhe të njëjtën gjë po shohim edhe në vendin tonë!

Masa të ashpra po ndërmerren edhe në Shqipëri, por në të njëjtën kohë ka pasur jo pak kundërshtime mbi urdhërat drastikë e kryeministrit Rama. E vetmja gjë që na mbetet të bëjmë është t’i zbatojmë me përpikmëri, pasi izolimi duket të jetë e vetmja rrugë që do të japë rezultat, mjafton të marrim shembullin e Kinës.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Aktori i njohur vetëizolohet në Pogradec

Humoristi i njohur durrsak Muharrem Hoxha është vetëizoluar në Pogradec, për shkak të koronavisurit i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *