Kryefaqa / Korcarët / Korçarët të papërgatitur për orarin e ri të izolimit, mesdita i gjen në rrugë

Korçarët të papërgatitur për orarin e ri të izolimit, mesdita i gjen në rrugë

Ndryshimi i orareve per kufizimin e levizjeve te kembesoreve, i ka gjetur te papergatitur qytetaret e Korces te cilet nuk kane qene te mirëinformuar per sa i perket dites se sotme.

Por ngritja e postoblloqeve ne pika te ndryshme te qytetit te Korces ka bere qe të monitorohet situata duke informuar dhe keshilluar ata qytetare te cilet e kane shkelur kete orar.

Qytetaret kane treguar bindje pas informacionit te marre duke u kthyer per tu vetizoluar ne banesat e tyre.

Ndryshe nga nje dite me pare ku parqet dhe rruget e Korces kishin nje numer te konsiderueshem levizjesh dita e sotme i ngjan me shume nje “shkretetire”totale.

Tashme policia e qarkut nuk monitoron vetëm automjetet e paautorizuara qe dalin me qarkullim por edhe kembesoret te cileve u kufizohet levizja prej ores 10 deri ne oren 16.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Në mes të rrugës, gjendet i pajetë një burrë në Korçë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme në rrugë, në unazën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *