Kryefaqa / Lajme / I riu nga Durrësi do të hidhet nga kati i 5-të

I riu nga Durrësi do të hidhet nga kati i 5-të

Një i ri ka tentuar të dalë nga shtëpia duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku siç shihet edhe në foto, një djal 28-vjeçar është kacavjerrë nga kati i pestë i dritares, por është dikush brenda që e tërheq nga këmba.

Më pas në vendngjarje kanë shkuar edhe njerëz të tjerë që kanë ndihmuar që ta fusin brenda të riun.

Pas dëshmisë së tij u konstatua se ai donte të dilte nga shtëpia pasi nuk duronte më brenda, i mbyllur dhe me gruan që nuk e lejonte të dilte nga shtëpia, për shkak të koronavirusit.

Djaloshi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është marrë nga policia dhe është shoqëruar me ambulancë.

Informacion paraprak

Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Aktori i njohur vetëizolohet në Pogradec

Humoristi i njohur durrsak Muharrem Hoxha është vetëizoluar në Pogradec, për shkak të koronavisurit i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *