Kryefaqa / Lajme / Aktori i njohur vetëizolohet në Pogradec

Aktori i njohur vetëizolohet në Pogradec

Humoristi i njohur durrsak Muharrem Hoxha është vetëizoluar në Pogradec, për shkak të koronavisurit i cili deri më tani në vendin tonë ka infektuar 64 persona dhe ka shënuar 2 vdekje.

Duke pasur parasysh se më të rrezikuar nga COVID-19 janë mosha e tretë aktori ka zgjedhur të izolohet, madje dhe furnizimin me ushqime apo ilaçet ka zgjedhur t’i marrë përmes grupit të vullnetarëve të ngritur nga bashkia Pogradec.

Në shenjë mirënjohje ai ka falenderuar vullnetarët dhe ka uruar që kjo situatë të kalojë sa më shpejt pa pasoja të rënda.

“Faleminderit shumë nga bashkia, juve (vullnetarëve), që falë jush ne mosha e tretë e kemi më të lehtë për të përballuar këtë situatë. Uroj që për Pogradecin por edhe gjithë Shqipërisë të mos i ndodh gjë, ju falenderoj dhe ju puth, ju kam si fëmijët e mi”, tha Muharrem Hoxha.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

I riu nga Durrësi do të hidhet nga kati i 5-të

Një i ri ka tentuar të dalë nga shtëpia duke u hedhur nga kati i …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *